Presidenti Meta pret Guusje Korthals Altes: Holanda mbështet integrimin europian të Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim ambasadoren e Holandës në Tiranë, Guusje Korthals Altes, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në vendin tonë.


Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim ambasadoren e Holandës në Tiranë, Guusje Korthals Altes, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ndan foto nga takimit, kreu i shtetit shkruan se vlerëson kontributin e Ambasadores në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa e falenderoi atë për mbështetjen e Holandës për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë të takohesha sot me Ambasadoren e Holandës në Tiranë, SH.S.Znj. Guusje Korthals Altes, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në vendin tonë.

Vlerësova kontributin e Ambasadores në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, nënvizova nivelin shumë të mirë të tyre dhe rëndësinë e forcimit më tej në dobi të dy vendeve tona veçanërisht në fushën e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve të huaja, ku Holanda zë një vend të rëndësishëm dhe në rritje.

Falënderova për mbështetjen e Holandës për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, në veçanti për qëndrimin inkurajues të Parlamentit holandez për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

E falënderova Ambasadoren për ndihmën e Holandës, si për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i vitit 2019, ashtu edhe për ndihmën e vyer në përballimin e pasojave të COVID-19 në Shqipëri, nëpërmjet programit “UNICEF Albania”.

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…