“Pegasus”, “Kali modern i Trojës” që spiunon me algoritme!

Softueri Pegasus i firmës izraelite NSO është një nga mjetet më të fuqishme të përgjimit në botë. Programi mund të instalohet fshehurazi në telefonin celular, pa dijeninë e personit të prekur, shkruan Deutsche Welle.


Softueri Pegasus i firmës izraelite NSO është një nga mjetet më të fuqishme të përgjimit në botë. Programi mund të instalohet fshehurazi në telefonin celular, pa dijeninë e personit të prekur, shkruan Deutsche Welle.

Zgjodhëm emrin “Pegasus”, sepse softueri është një kalë Troje, madje një kalë Troje me krahë, që fluturon direkt në telefonin celular, qe shprehur njëherë në një intervistë Shalev Hulio, shefi i firmës izraelite NSO.

Madje programi i spiunimit mund të instalohet nga distanca, pa asnjë ndërhyrje në aparaturë, në mënyrë krejtësisht të fshehtë, pa dijeninë e personit që përgjohet, madje edhe pa qenë nevoja, që viktima të bëjë diçka.

Produkti më i shitur

Trojani “Pegasus” është bestselleri i firmës. Në mbarë botën shërbimet sekrete dhe autoritetet policore e shfrytëzojnë këtë program, për të spiunuar plotësisht dhe pa u vënë re personat që kanë në shenjestër.

Nëse sulmuesit kanë arritur të fusin “Pegasus” në celularin e dikujt, atëherë ata kanë kontrollin e plotë mbi aparaturën. Ata janë në gjendje të kopjojnë të gjitha të dhënat nga telefoni celular dhe të aktivizojnë fshehurazi mikrofonin apo kamerën dhe të lexojnë madje edhe mesazhe të koduara. Një ndër arsyet kryesore për popullaritetin e softuerit konstrovers është ndoshta fakti, se „Pegasus” mund të instalohet relativisht lehtë në celular dhe kjo vështirë se mund të pengohet.

Për të shpëtuar jetë?!

Prodhuesi bën të ditur se ua shet teknologjinë e tij vetëm organizatave qeveritare të verifikuara. Dhe vetëm për të luftuar terrorizmin dhe krimin. Për këtë qëllim, raporton NSO, softueri përdoret “çdo ditë” në të gjithë botën duke përmbushur një „mision që shpëton jetë”.

Por në mbarë botën qindra gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut, avokatë dhe politikanë, ndër ta edhe presidentë shtetesh, janë spiunuar me softuerin e fuqishëm të spiunazhit.

Përgjim gazetarësh dhe aktivistësh

Kjo rezulton nga hulumtimi i bërë prej një konsorciumi ndërkombëtar gazetarësh, në të cilin bëjnë pjesë edhe NDR, WDR, „Süddeutsche Zeitung” dhe gazeta javore “Zeit”. Kërkimet e gazetarëve së bashku me organizatën Forbidden Stories dhe Amnesty International zbuluan një rekord prej më shumë se 50.000 numrash telefoni të përgjuar.

Softueri spiun është përdorur kundër gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut në Bjellorusi, Hungari dhe Arabinë Saudite.
Sipas mediave softueri i spiunazhit Pegasus është përdorur edhe kundër presidentit farncez Emanuel Macron dhe politikanëve të tjerë francezë. /DW/

Dhuka: Shqipëria po ecën para në çeljen e negociatave për 27 kapituj së bashku

Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi sot projektpozicionin negociues për Grupimin e tretë të kapitujve: “Konkurrueshmeria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, për negociatat…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dhuka: Shqipëria po ecën para në çeljen e negociatave për 27 kapituj së bashku

Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi sot projektpozicionin negociues për Grupimin e tretë të kapitujve: “Konkurrueshmeria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, për negociatat…