
G20 mbledh ministrat e Mjedisit
Në takimin dyditor të Ministrave të Mjedisit të vendeve të G20-ës, ministrat u zotuan të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të luftuar sfida të tilla si ndryshimi i klimës

Në takimin dyditor të Ministrave të Mjedisit të vendeve të G20-ës të organizuar nga Italia kryesuesja e radhës, ministrat u zotuan të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të luftuar sfida të tilla si ndryshimi i klimës, humbja e biodiversitetit, ndotja, humbja e habitateve dhe shkretëtirëzimi dhe përdorimi i paqëndrueshëm i burimeve natyrore.
Në deklaratë u vu theksi në mbrojtjen e biodiversitetit dhe u tha se ekziston shqetësim serioz për shëndetin e oqeaneve dhe deteve për arsye të niveleve të emetimeve dhe ndryshimeve klimatike.