Ambasadori Noah Gal Gendler: Universiteti “Luarasi”, model bashkëpunimi me kompani prestigjoze izraelite

Ambasadori Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, vizitoi universitetin “Luarasi” në prag të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Izraelit.


Nga Aurora Golemi, News 24

Ambasadori Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, ka vizituar për herë të parë universitetin “Luarasi” në prag të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Izraelit. Një nga diplomatët më të njohur të shërbimit tonë diplomatik, Dashnor Dervishi që më pas u bë edhe ambasadori i parë historik i Shqipërisë në Izrael, vendosi themelet e një miqësie solide midis Shqiptarëve dhe Hebrenjve.

Gjatë kohës kur shërbente si ambasador i Shqipërisë në Romë, Dervishi bashkë me homologun e tij izraelit Drory, nxiti Tiranën zyrtare dhe Jerusalemin, në rivendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve në vitin 1991.

Në fjalën e tij, ambasador Dashnor Dervishi drejtues i bordit të administrimit i universitetit “Luarasi”, falenderoi ambasadorin Gal Gendler për vizitën e tij duke thënë se dyert e “Luarasit” janë te hapura edhe në kuadër te kremtimeve te 30 vjetorit te vendosjes se së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Izraelit.

“Jam shumë krenar që kam qenë ambasadori i parë i Shqipërisë në Izrael, jemi në prag të festimeve të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona. Në këtë kuadër, universiteti Luarasi është i hapur për cdo aktivitet që ju keni organizuar për këtë event te shenuar. Fakulteti i Teknologjisë dhe Inovacionit ka një marrëveshje sic jeni në dijeni me kompaninë izaelite ELTA Systems LTD, kursi i parë në fushën e kibernetikës do të celet në tetor dhe në shpresojmë shumë se do të jetë sukses i vërtetë”., tha ambasador Dashnor Dervishi.

Kryediplomati izraelit, pas vizitës tek “Luarasi” shprehu interes për hapjen e mundësive të mëtejshme të bashkëpunimit në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit ku përmendi edhe kursin në fushën e kibernetikës me kompaninë izraelite ELTA Systems LTD që do të çelet në muajin tetor. Ambasadori izraelit u shpreh optimist dhe i impresionuar nga potenciali që ofron “Luarasi”.

 

“Është vizita ime e parë tek universiteti “Luarasi” kjo edhe për shkak të njohjes sime personale me presidentin Hysenbelliu. Unë jam në dijeni se Luarasi ka një bashkëpunim me një kompani prestigjoze izraelite ELTA Systems LTD për të ngritur akademinë kibernetike. Shpresoj të bashkëpunojmë në aktivitete të përbashkëta në fushën e arsimit të kombinuara me fushën e biznesit që të lidhen me teknologjinë e informacionit dhe inovacionit. Pra sot pata rastin të vizitoj nga afër godinën dhe pashë potencialin gjithashtu shkëmbyem ide për bashkëpunime të tjera. Jam optimist por mbi të gjitha impresionuar”.

Universiteti “Luarasi”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjoze izraelite ELTA Systems LTD, do të hapin më datë 4 tetor kursin “Certified Ethical Hacker”.

Ky kurs sipas dekanit Prof.Asoc.Dr.Indrit Baholli të fakultetit te Teknologjisë se Informacionit dhe Inovacionit do u mundësoje pjesëmarrësve njohuri të thelluara mbi menyrat e parandalimit te sulmeve kibernetike ku ne fund te kursit do të pajisen me çertifikatë ndërkombëtare.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.