Joe Biden: Djali im, Beau, punoi në Kosovë me zemër dhe ra në dashuri me të!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të ndajë të dielën Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit për Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden.


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të ndajë të dielën Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit për Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden.

Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale nga presidentja Osmani thuhet se medalja i ndahet të ndjerit “për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë”

Joseph Beau Biden, i cili vdiq në moshën 46 vjeçare në vitin 2015, kishte shërbyer në Kosovë si këshilltar ligjor në vitin 2001.

Përmes një video-mesazhi, një pjesë e të cilit u shpërnda nga zyra e presidentes së Kosovës, presidenti Joe Biden, u shpreh mirënjohës për ndarjen e medaljes për të birin.

Beau punoi në Kosovë me zemër dhe ra në dashuri me atë vend“, tha presidenti Biden duke kujtuar ceremoninë e 17 gushtit të vitit 2016, kur bashkë me familjen vizitoi Kosovën dhe mori pjesë në ceremoninë gatë së cilës një rruge që çon në Bondsteel, kampin e disa qindra trupave amerikane që vazhdojnë të shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, ju vu emri i të birit.

Ai tha se Beau doli vullnetar pas luftës për të punar në Kosovë.

Atëbotë Kosova kishte ende plagë të luftës dhe drejtësi të mbytur për shkak të sundimit totalitar. Mirëpo, Beau e ka parë se çfarë mund të bëni ju. Beau e ka parë edhe atëherë të ardhmen që ka qenë e mundur për shtetin tuaj krenar, të ardhmen e mohuar për një kohë të gjatë për Kosovën“, tha ai.

Presidenti Biden, tha se duke e pranuar medaljen, njeh edhe përparimin e arritur në 20 vitet e fundit në Kosovë, por, tha ai, ende ka punë për të bërë për të luftuar korrupsionin, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe fetare, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me vendet fqinje dhe për zhvillimin ekonomik.

“Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner i palëkundur i Kosovës në këtë punë në mënyrë që të dëshmojmë se bashku se demokracitë mund t’u përgjigjen nevojave të qytetarëve”, tha ai.

Presidenti Biden përmendi mbështetjen e Kosovës me vaksina kundër COVID-19 të cilët pritet të arrijnë brenda javësh përmes programit COVAX, ndërsa nënvizoi përkushtimin për thellimin e miqësisë dhe partneritetit ndërmjet të dyja vendeve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se medalja u kushtohet edhe shumë grave e burrave që shërbyen në Kosovë e që erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa fjala e presidentit Biden tha se dëshmon marrëdhëniet e posaçme ndërmjet të dyja vendeve.

Kosova doli nga lufta në vitin 1999 me ndërhyrjen e NATO-s dhe nëntë vjet më pas shpalli pavarësinë e saj të mbështetur nga vende kryesore perëndimore. Roli i Shteteve të Bashkuara në këto procese por edhe për zhvillimet e ardhshme, në Kosovë vlerësohet i pazëvendësueshëm./ VOA

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…