Përfaqësuesja e Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, Teresa Ribeiro, pret Kryetaren e AMA, Armela Krasniqi

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, u prit në një takim nga Përfaqësuesja e Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, Teresa Ribeiro.


Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, u prit në një takim nga Përfaqësuesja e Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, Teresa Ribeiro.

Gjatë këtij takimi znj. Krasniqi foli për vizionin që do të udhëheqë veprimtarinë e saj në krye të AMA-s. Duke u ndalur tek shtyllat kryesore, ajo vlerësoi mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve, mbrojtjen e gazetarëve, të drejtat e autorit, transpozimin e direktivës AVMS 2018/1808 të BE-së dhe çështje të tjera në hapësirën mediatike të cilat kërkojnë vëmendje.

Krasniqi dhe Ribeiro diskutuan mbi vijimin e bashkëpunimit, për të cilin kreu i RFoM priti me kënaqësi ftesën për të qenë në Tiranë në zyrat e AMA-s dhe kudo ku kërkohet kontributi i institucionit që ajo drejton. Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive u shoqërua në këtë takim nga Kreu i Misionit të përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Vienë, Ambasador Igli Hasani.

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.