Ambasadori rus: Uashingtoni kërkon largimin e 24 diplomatëve tanë!

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara tha se Uashingtoni i kishte kërkuar 24 diplomatëve rusë të largohen nga vendi deri më 3 shtator, pasi skadojnë vizat e tyre.


Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara tha se Uashingtoni i kishte kërkuar 24 diplomatëve rusë të largohen nga vendi deri më 3 shtator, pasi skadojnë vizat e tyre.

Anatoly Antonov nuk tha nëse kërkesa amerikane u nxit nga ndonjë mosmarrëveshje e veçantë. “Pothuajse të gjithë ata do të largohen pa u zëvendësuar sepse Uashingtoni i ka ashpërsuar papritur procedurat e lëshimit të vizave,” tha Antonov në një intervistë me revistën National Interest të botuar të dielën.

Por zëdhënësi i Departametit amerikan të Shtetit Ned Price tha se përshkrimi i situatës nga ambasadori rus ku përfshihen 24 diplomatë rusë me viza të skaduara amerikane është i pasaktë.

Duke folur në një konferencë shtypi, zëdhënësi tha se diplomatët rusë “mund të aplikojnë për një zgjatje” të vizave të tyre dhe “aplikimet e tilla shqyrtohen rast pas rasti”.

Moska dhe Uashingtoni kanë patur prej kohësh mosmarrëveshje të ndryshëm për një sërë çështjesh dhe që u përkeqësuan më tej pasi Presidenti amerikan Joe Biden tha se besonte se Presidenti rus Vladimir Putin ishte një vrasës.

Tensionet u zbutën disi pasi Presidenti Biden takoi Presidenti Putin për bisedime më 16 qershor, të cilat madje çuan në kthimin e parave të disa investitorëve të huaj në bonot e thesarit të qeverisë ruse.

“Shpresojmë që të mbizotërojë llogjika e shëndoshë dhe të jemi në gjendje të normalizojmë jetën e diplomatëve rusë dhe amerikanë në Shtetet e Bashkuara dhe Rusi sipas parimit të reciprocitetit,” tha zoti Antonov.

Ambasadori Antonov tha gjithashtu se ai shpresonte që dialogu i filluar kohët e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mbi çështjet e sigurisë kibernetike do të vazhdojë./VOA

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.