
Richard Grenell mysafir i Edi Ramës: Në Tiranën kaq të nxehtë!
Ish i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi është takuar edhe më kryeministrin Edi Rama.

Ish i dërguari i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ishte këtë fundjavë në Tiranë, ku është takuar edhe më kryeministrin Edi Rama.
Lajmin e ka konfirmuar ai vetë përmes një shënimi në rrjetin social Instagram, ku thotë se kanë konsumuar edhe një drekë ditën e djeshme.
“Rrëfime ngjarjesh gjatë një dreke këtë të diel me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë”, ka shkruar Grenell.