Vazhdon lufta diplomatike SHBA-Rusi

Ambasadori rus në ShBA, Anatoly Anonov, tha se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që 24 diplomatë rusë të largohen nga vendi pasi t’u kenë skaduar vizat në shtator.


Nga Daria Dieguts, VOA

Ambasadori rus në ShBA, Anatoly Anonov, tha se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që 24 diplomatë rusë të largohen nga vendi pasi t’u kenë skaduar vizat në shtator. Veprimi vjen pak pasi Ambasada amerikane në Moskë u detyrua të pushojë dhjetëra rusë që punonin për ambasadën.

Zyrtarët amerikanë thonë se pas vendimit që 24 diplomatëve rusë t’u kërkohet largimi nga ShBA deri më 3 shtator, nuk fshihen lojëra politike.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se gjithçka është pjesë e procesit që u kërkon diplomatëve rusë që punojnë në ShBA të rinovojnë vizën çdo tre vjet.

“Kufiri tre-vjeçar i vizës për rusët nuk është diçka e re. Pas skadimit të vizave nga këta persona, pritet edhe largimi nga vendi ose aplikimi për vazhdimin e vizës”, tha ai.

Por zyrtarët rusë thonë se ShBA po i detyron të largohen për shkak të siç thonë ata procedurave të shtrënguara të vazhdimit të vizave.

Veprimi i Shteteve të Bashkuara vjen pak pasi Rusia i ndaloi ShBA-së punësimin e shtetasve rusë dhe atyre nga palë të treta të punojnë në Ambasadën amerikane në Moskë.

Kjo deyroi ShBA-në të pushojë nga puna më shumë se 180 punonjës lokalë.

Ekspertët thonë se kjo shtoi presionin ndaj ambasadës.

“Çështja e vizave është shumë e rëndësishme. Studentëve rusë dhe rusëve që duan të vizitojnë Shtetet e Bashkuara, u kërkohet vizë për të hyrë në ShBA. Kërkesat ndaj ambasadës janë të larta, edhe në një ambasadë të madhe si ajo amerikane në Moskë, sepse duhet ndihmë. Prandaj qeveria amerikane punëson rusë lokalë, për punë të rëndësishme, kryesisht për të ndihmuar lidhur me vizat. Këto punësime i shërbejnë një bashkëpunimi më të mirë”, tha Donald Jensnen nga Instituti amerikan për Paqe.

Masa e Krelmimit për të ndaluar rusët të punojnë për Ambasadën amerikane u mor në prill.

E gjithë kjo është pjesë e një beteje të gjatë e nivelit të ulët diplomatik mes Uashingtonit dhe Moskës, që po vazhdon që nga administrata Trump.

Beteja diplomatike mes palëve arriti kulmin në mars 2021 kur ambasadori rus në ShBA, Anatoly Antonov, u largua nga Shtetet e Bashkuara për konsultime në Rusi.

Më vonë, ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan, u këshillua që të kthehej në Uashington për disa udhëzime.

Të dy diplomatët janë kthyer në postet e tyre, por marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të ftohta, pavarësisht një takimi mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, në qershor.

Ekspertët besojnë se ky është tregues i vështirësive në marrëdhëniet dypalëshe.

“Kremlini po ndjek politika shumë të rrezikshme që bien ndesh me interesat tona. Masat tona duhet të jenë të qëndrueshme dhe të ndalin ato politika”, tha John Herbst nga Këshilli i Atlantikut.

Pavarësisht situatave të krijuara, zyrtarët në Moskë dhe Uashington thonë se janë të përkushtuar për angazhim të vazhdueshëm në çështje strategjike në shkallë të gjerë.

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…