Ndihma për zjarret, Ilir Meta falënderon ambasadorin e Çekisë, Jaroslav Ludva

Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadorin e Çekisë, Jaroslav Ludva


Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadorin e Çekisë Jaroslav Ludva. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kreu i shtetit bën të ditur se e ka falenderuar zotin Ludva për ndihmën që Çeka ka dhënë në operacionet nga ajri për shuarjen e zjarreve.

Po ashtu, Meta thotë se e përgëzoi ambasadorin dpër detyrën që sapo ka marrë si Dekan i Trupit Diplomatik në Shqipëri.

ILIR META NË FACEBOOK

“Një takim i përzemërt me Ambasadorin e Çekisë, Sh.T.Z Jaroslav Ludva.

E falenderova me mirënjohje për ndihmën e çmuar dhe mbështetjen konkrete të Çekisë me operacionet nga ajri për shuarjen e zjarreve, aq të nevojshme në këtë situatë të vështirë. E përgëzova dhe i urova shumë suksese në detyrën shumë të rëndësishme, që sapo ka marrë, si Dekan i Trupit Diplomatik në Shqipëri.”

Kujtojmë se Çekia dhe Holanda kanë sjellë për të mbështetur Shqipërinë në luftën me zjarret tre helikopterë, në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.