Shqipëria, partnere e SHBA dhe aleatëve në zgjidhjen e krizës humanitare në Afganistan

Si anëtare e NATO-s, Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime. Nga këto detyrime lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë partnerit tonë strategjik SHBA dhe aleatëve tanë në zgjidhjen e krizës humanitare që po precipiton në Afganistan.


Nga Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë

Si anëtare e NATO-s, Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime. Nga këto detyrime lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë partnerit tonë strategjik SHBA dhe aleatëve tanë në zgjidhjen e krizës humanitare që po precipiton në Afganistan.

Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse e kemi bërë më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë tona. Empatia dhe solidariteti kundrejt atyre që kanë luftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan, nuk mund të mungojë.

Rreziqet mbi identitetin tonë kombëtar, si pasojë e shpopullimit të Shqipërisë, nuk lindin si pasojë e zgjidhjeve strategjike në kuadër të NATO-s dhe bashkëpunimit strategjik me SHBA, por për shkak të keqqeverisjes së pakicës që e ka bërë vendin të pajetueshëm për qytetarët.

Sikurse është detyra jonë të jemi në lartësinë e angazhimeve ndërkombëtare, është po ashtu detyra jonë të jemi në lartësinë e sfidave që ka Shqipëria, për të patur një qeveri që punon për njerëzit dhe mbështet aspiratat e tyre legjitime për të jetuar me dinjitet dhe mirëqenie në vendin e tyre.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.