Edi Rama: Strehimi i afganëve në Shqipëri është nder dhe detyrë!

Kryeministri Edi Rama ka folur për prestigjiozen britanike,  “The Guardian”, në lidhje me strehimin e refugjatëve afganë në Shqipëri.


Kryeministri Edi Rama ka folur për prestigjiozen britanike,  “The Guardian”, në lidhje me strehimin e refugjatëve afganë në Shqipëri.

Pas vendimit për t’i pranuar, ai thotë se kërkon që t’i japë atyre një mundësi për të marrë frymë, pasi sic shprehet, “Shqipëria e di se çfarë do të thotë të jetosh në diktaturë”.

“Unë jam i shkatërruar kur shoh njerëz të lënë pas dhe dua t’u jap atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri.

Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Bëhet fjalë për ata që jemi; është nder dhe detyrë ta bësh këtë”, tha kryeministri, Edi Rama, për “The Guardian.”

Më tej kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se nuk mund ta kuptonte “se vende më të pasura mund t’i kthejnë shpinën”.

“Kjo përplaset me vlerat që ne të gjithë predikojmë. Shqipëria nuk mund ta zgjidhë problemin, por ne gjithashtu nuk duam të jemi pjesë e tij”, u shpreh më tej Rama.

Më tej në shkrimin e saj, “The Guardian” thotë se rënia e Kabulit ka rihapur debatin për ndarjen e emigranteve në vendet evropiane, ndërsa udhëheqësit e qeverive po përgatiten për një rritje të pashmangshme të refugjatëve.

Mijëra afganë, mes tyre presidenti Ashraf Ghani nxituan në aeroportin e Kabulit në përpjekje për të ikur nga Afganistani pasi talebanët morën kontrollin e kryeqytetit. Tre persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e kaosit në aeroport.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.