Afganët në Shqipëri, Rama: I detyrohemi traditës dhe të kaluarës sonë të afërt si refugjatë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në “Twitter” për ardhjen e qindra shtetasve afganë në Shqipëri dhe debatit të ndezur në rrjet për pranimin e tyre nga vendi ynë.


Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në “Twitter” për ardhjen e qindra shtetasve afganë në Shqipëri dhe debatit të ndezur në rrjet për pranimin e tyre nga vendi ynë.

Rama shkruan se është shqetësuese të lexosh se Shqipëria po i strehon se ia ka kërkuar SHBA dhe po aq qesharake të fajësosh vetëm SHBA, pasi dhe vendi ynë ishte në Afganistan si pjesë e NATO-s.

Ai thekson se Shqipëria mund të mos jetë e pasur, por se strehimin e tyre ua ka borxh miqve afganë në nevojë dhe i detyrohet traditës.

“Është kaq shqetësuese të lexosh se Shqipëria po i strehon afganët vetëm sepse na kërkuan SHBA, pasi është qesharake t’u kthesh kurrizin atyre dhe të fajësosh vetëm SHBA. Ne të gjithë ishim atje si NATO dhe këta njerëz ishin atje për ne, sepse besonin në idealet për të cilat qëndrojnë SHBA dhe BE.

Shqipëria po e bën atë jashtë përgjegjësisë së saj si një vend i NATO -s dhe për shkak të asaj që jemi. Ne mund të mos jemi të pasur, por ua kemi borxh miqve tanë afganë në nevojë dhe i detyrohemi traditës sonë, të kaluarës sonë të afërt si refugjatë, dhe gjithashtu për kujtesën që fëmijët tanë do të trashëgojnë.

Largimi nga këto vlera themelore është largimi nga më e mira e vetes sonë, historisë sonë dhe i idealeve që bota demokratike supozohet të promovojë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”, shkruan Rama.

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…