9.5 milionë euro transferim, Xherdan Shaqiri prezantohet te Olympique Lyon

Xherdan Shaqiri është zyrtarisht futbollist i Lyonit në Ligue 1 në Francë.


Xherdan Shaqiri është zyrtarisht futbollist i Lyonit në Ligue 1, në Francë.

Futbollisti shqiptar, që përfaqëson Zvicrën në rang përfaqësuesesh, u largua pas tri sezonesh nga Liverpooli, skuadër me të cilën u aktivizua në 45 ndeshje të Premier League dhe realizoi 7 gola. “The Reds” përfituan 9.5 milionë stërlina nga kjo marrëveshje me Lyonin.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur që më në fund jam këtu. Nënshkrova kontratën dhe zyrtarisht jam lojtar i Lyonit. Mezi pres të nis punën me skuadrën dhe të takoj të gjithë pjesëtarët e klubit.

Do të jetë një përvojë e pabesueshme, shpresoj të shënoj shumë gola në para shumë tifozëve në këtë të mrekullueshëm.

E ndiej mbështetjen e tyre, kam marrë mesazhe të shumta nga e gjithë bota. Shpresoj që me përvojën time të ndihmoj skuadrën që të fitojë sa më shumë ndeshje, mundësisht çdo ndeshje. Mendoj se ky ekip ka shumë potencial, po pres me padurim të nis punën dhe të jem i suksesshëm,” – deklaroi ndër të tjera Shaqiri në prononcimin e parë për kanalet zyrtare të ekipit francez.

Shaqiri ka patur fat në karrierën, pasi ka qenë pjesë e klubeve më të mëdha.

Pasi spikati te Baseli, u transferua tek Bayerni në Bundesligë, duke fituar tre tituj të Bundesligës dhe një Champions League.

Pas një përvoje të shkurtër me Interin, kaloi në Premier League, fillimisht me Stoke City e më pas te Liverpooli, klub me të cilin fitoi titullin e Premier League-s dhe Championsin./ Tifozet.al/

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…