Ambasadori Soreca takon ministrat Xhaçka dhe Çuçi: Lavdërim nga BE për strehimin e afganëve!

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, është takuar ditën e sotme me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe atë të Brendshëm Bledi Çuçi në lidhje me strehimin e afganëve në Shqipëri.


Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, është takuar ditën e sotme me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe atë të Brendshëm Bledi Çuçi në lidhje me strehimin e afganëve në Shqipëri.

Soreca shprehet se gjatë takimit është informuar në lidhje me pikat e koordinimit në lidhje me këtë proces, duke përsëritur lavdërimet e BE për gatishmërinë e Shqipërisë.

“Diskutime të mira sot me ministrat Olta Xhacka dhe Bledi Çuçi në Shqipëri. Unë përsërita lavdërimin nga BE për gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim të përkohshëm për afganët në nevojë.

Të dy ministrat më informuan për përgatitjet e vazhdueshme për pritjen e afganëve të pambrojtur. Ne prekëm çështje të rëndësishme të statusit të tyre ligjor, kontrolleve të sigurisë dhe lirisë së lëvizjes. Populli afgan meriton të jetojë në siguri, mbrojtje dhe dinjitet”, shkruan Soreca.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.