
111-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, Olta Xhaçka: Ja dedikoi jetën kujdesit për njerëzit!
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka iu është bashkuar mesazheve me rastin e ditës së lindjes së shenjtores Nënë Tereza.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka iu është bashkuar mesazheve me rastin e ditës së lindjes së shenjtores Nënë Tereza.
Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Xhaçka thekson se Nënë Tereza ia dedikoi jetën e saj kujdesit për njerëzit.
MESAZHI I MINISTRES XHAÇKA
111 vite më parë, një grua e veçantë lindi, një grua e cila vendosi t’ia dedikoje jetën e saj kujdesit për njerëzit. Sot, kur Shqipëria po përgatitet të mirëpresë mijëra njerëz të cilët po arratisen pasi jeta e tyre po kërcënohet, ne jemi krenarë që solidariteti dhe bamirësia për të cilën ajo predikoi dhe praktikoi gjatë gjithë jetës, është e pranishme mes shqiptarëve ??. Gëzuar ditëlindjen Nënë Tereza!