Ministrja Balluku: Aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në Shqipëri

Kantieri për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të nisë nga puna në muajin nëntor. Lajmin e bëri me dije ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku,


Kantieri për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të nisë nga puna në muajin nëntor. Lajmin e bëri me dije ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, gjatë një takimi me drejtorët e Përgjithshëm të Aviacionit Civil. Balluku deklaroi se përveç aviacionit dhe transportit të pasagjerëve, ky aeroport do të mbulojë edhe shërbimet kargo dhe ato të mirëmbajtjes së avionëve.

“Besoj se kush punon në aviacion nuk punon vetëm për një pagë. Në këtë sallë na bashkon pasioni dhe dashuria për aviacionin. Fakti që hapëm aeroportin e Kukësit. Ne ndërkohë që pandemia nuk kishte fund kishim nisur një garë ndërkombëtare për aeroportin më të madh ndërkombëtar në Shqipëri, atë të Vlorës, porta për në jug të vendit.

Pas shumë studimesh vendosëm të hapim këtë garë për të ngritur aeroportin më të madh ndërkombëtar në Shqipëri që nuk do të mbulojë vetëm fushën e aviacionit dhe transportit të pasagjerëve. Por edhe shërbimet kargo dhe ato të mirëmbajtjes së avionëve. Duke i dhënë këtij sektori një hov të ri. Pavarësisht se gara u shty disa herë për shkak të pamundësisë për të garuar. Kompania fituese ka deklaruar se në muajin nëntor do të fillojnë punimet në terren. Pra fillon kantieri nga ndërtimi”, u shpreh Balluku.

Ajo deklaroi se, aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në Shqipëri duke vënë theksin në rëndësinë e aviacionit civil.

Çfarë duhet të presim nga Donald Trump

Por, çështja është ku do të ndalet dora e Donald Trump?

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Çfarë duhet të presim nga Donald Trump

Por, çështja është ku do të ndalet dora e Donald Trump?