Sulmet kamikaze në Kabul, Joe Biden mesazh terroristëve: Do ta paguani!

Presidenti amerikanJoe Biden foli nga Shtëpia e Bardhë pas sulmeve me bombë jashtë aeroportit të Kabulit që vranë 12 ushtarë amerikan dhe dhjetëra afganë


Presidenti amerikan, Joe Biden, foli nga Shtëpia e Bardhë pas sulmeve me bombë jashtë aeroportit të Kabulit që vranë 12 ushtarë amerikan dhe dhjetëra afganë.

Biden e ka cilësuar si “ditë të vështirë” në Kabul. Ai thotë se sulmi terrorist është i llojit për të cilin flisnim dhe ishin të shqetësuar. Presidenti thotë se është duke u informuar vazhdimisht për situatën në terren.

Biden dërgoi një mesazh të fortë për xhihadistët e ISIS, të cilët pranuan autorësinë e sulmeve. Nga Shtëpia e Bardhën, ai i kërcënoi se SHBA do t’i ndjekë dhe do t’i bëjë ta paguajnë. “Ne do t’ju ndjekim dhe ju do të paguani,” tha ai.

Presidenti amerikan gjithashtu shprehu trishtimin dhe i cilësoi heronj ushtarët e vrarë, për të cilët tha se ishin angazhuar “në një mision të rrezikshëm për të shpëtuar jetën e të tjerëve”.

“Këta anëtarë të shërbimit amerikan që dhanë jetën, është një fjalë e tepruar, por është krejtësisht e përshtatshme këtu, ishin heronj; heronj që ishin angazhuar në një mision të rrezikshëm vetëmohues për të shpëtuar jetën e të tjerëve,” tha Biden.

“Kemi kaq shumë për të bërë. Vetëm duhet të qëndrojmë të palëkundur. Të qëndrueshëm”, tha Biden më tej.

Presidenti i SHBA u shpreh i bindur se do ta përfundojnë misionin e tyre në Afganistan.

“Ne do të përfundojmë misionin tonë dhe do të vazhdojmë, pasi trupat të tërhiqen, të përcaktojmë mjetet me të cilat mund të gjejmë çdo amerikan që dëshiron të dalë nga Afganistani,” tha ai.

Lexo më shumë nga

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…