Arrin në Rinas avioni i dytë me afganë

Mbrëmjen e sotme mbërriti në aeroportin e Rinasit në Tiranë grupi i dytë me 95 afganë.


Mbrëmjen e sotme, pak para mesnatës mbërriti në aeroportin e Rinasit në Tiranë grupi i dytë me 95 afganë, të cilët u arratisën nga atdheu nga frika e hakmarrjes së talebanëve.

Avioni me afganët, mes tyre gra dhe dy fëmijë u ul në pistë rreth orës 23:00, ndërsa pak pas mesnate pritet që të vijë edhe grupi i tretë. Pasagjerët u pritën nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Mbrëmë pas mesnate në Shqipëri erdhën 121 afganë të cilët janë vendosur në struktura hoteliere mes Durrësit dhe Tiranës.

Këtë të premte ata u vizituan nga kryeministri Edi Rama i cili tha dikur se edhe shqiptarët kanë qenë në pozitën e tyre ndërsa shpërndau disa dhurata për fëmijët afganë.

Në total deri tani kanë ardhur 216 qytetarë afganë. Shqipëria do të strehojë përkohësisht 4000 afganë deri sa të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!