Vajtim për viktimat në sulmin terrorist në Kabul, Ambasada Amerikane ul flamurin në gjysmë shtizë

Flamuri amerikan në Ambasadën Amerikane në Tiranë është ulur në gjysmë shtizë pas sulmeve terroriste në Kabul, ku mbetën të vrarë 12 ushtarakë amerikanë, 11 marinas dhe një mjek ushtarak.


Flamuri amerikan në Ambasadën Amerikane në Tiranë është ulur në gjysmë shtizë pas sulmeve terroriste në Kabul, ku mbetën të vrarë 12 ushtarakë amerikanë, 11 marinas dhe një mjek ushtarak.

“Vajtojmë amerikanët e ekipit të shërbimit, të cilët humbën jetët e tyre në sulmin e tmerrshëm terrorist në Kabul, ndërsa me vetëmohim përpiqeshin të shpëtonin jetët e të tjerëve.

Ne vajtojmë edhe për afganët, përfshirë fëmijët e vegjël, të cilët humbën jetën apo u plagosën në këtë sulm mizor,”-shkruan ambasada e SHBA.

Postimi i plotë:

“Sot, flamuri në Ambasadë është i ulur në gjysmë shtizë, teksa vajtojmë amerikanët e ekipit të shërbimit, të cilët humbën jetët e tyre në sulmin e tmerrshëm terrorist në Kabul, ndërsa me vetëmohim përpiqeshin të shpëtonin jetët e të tjerëve.

Ne vajtojmë edhe për afganët, përfshirë fëmijët e vegjël, të cilët humbën jetën apo u plagosën në këtë sulm mizor.

Zemrat tona ndiejnë dhimbje për jetët e heronjve tanë, të humbura në shërbim të lirisë dhe në shërbim të Amerikës, dhe për jetët e qytetarëve afganë, të humbura në kërkim të sigurisë dhe një të ardhmeje për të cilën të gjithë kemi të drejtë.

Prandaj sot zemrat tona janë të mbushura me hidhërim, por ato janë të mbushura edhe me mirënjohje.

Grupi i parë i qytetarëve afganë të cilët mbërritën mbrëmë në Tiranë, janë më shumë sesa njerëz të evakuuar. Ata janë jetë njerëzore të shpëtuara nga mundësia e pasojave tragjike. Ata janë gra, burra dhe fëmijë të cilëve u është ofruar diçka që ne e marrim të mirëqënë, një jetë. Mundësia për të jetuar dhe për të pasur një të ardhme.

Dhe për këtë, ne si Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Shtetet e Bashkuara, jemi mirënjohës për bujarinë dhe mikpritjen e pamasë të Shqipërisë dhe njerëzve të saj.

Në kohë të tilla, ne nuk kemi kombësi, fe, ngjyra apo raca. Ne jemi qënie njerëzore që u shtrijmë dorën në ndihmë qënieve njerëzore si ne. Faleminderit Shqipëri!”

Lexo më shumë nga

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…