Afganët, ose bukë e kripë dhe zemër

Afganët që po vijnë në Shqipëri nuk janë problemi, ata janë pasoja e problemit, ata nuk janë të rrezikshëm, ata po largohen nga rreziku


Nga Brizida Gjikondi

Afganët që po vijnë në Shqipëri nuk janë problemi, ata janë pasoja e problemit, ata nuk janë të rrezikshëm, ata po largohen nga rreziku.

Kam ndjekur me kujdes këto kohë gati çdo lajm, informacion, analizë, prononcim dhe sondazh që ka të bëjë me traumën afgane, dhe me trishtim kam konstatuar që ka dhe shqiptarë cinikë ose zemër gur do thoja që duan të prevalojnë mbi ata që “bukë e kripë e zemër” nuk ja kanë lënë harresës.

Emigrimin apokaliptik të afganëve do e krahasoja me atë të shqiptarve mbas vdekjes së Skënderbeut ku arbëreshi Vincenzo Dorsa në 1847’ën e largët e shpjegon “si një nga emigrimet më të mëdha të shqiptarve, si koha e shpërndarjes së bijëve më të mirë të Shqipërisë, ku ata shtegëtuan për ti shpëtuar shkatërrimit duke ushëyer përherë shpresën se do e shikonin sërish atdheun dhe do mbyllnin sytë pranë eshtrave të etërve të tyre atje..” Dorsa risjell në një shqipe profane vargjet e një kënge të lashtë për atë emigrim

Por tre kintmigl trimma

Jetin, caitin detin

Se t’mbaiyn besën.

Por sot ka syresh që kanë harruar nga vijmë dhe kush jemi, kanë harruar që gati çdo familje shqiptare ka një emigrant në rrethin e saj, kanë harruara që përpos 50 vjecarit të shkuar ne jëmi genetikisht një popull që luhatet mes emigrimit dhe vatanit.

Afganistani është më keq se duket, shumë më keq. Talebanët përpara se të jenë luftëtarë, mbrojtës të Kuranit dhe studentë (pasi etimologjia e fjalës talebanë domethënë student) janë administruesit më të mëdhenj të heroinës dhe opiumit në botë, 90% të tregut botëror menaxhohet nga ata falë prodhimtarisë që sidomos nën “udhëheqjen” e tyre ka lulëzuar në Afganistan.

Pozicioni gjeografik i Afganistanit në udhëkryqin dhe në zemër të rrugës historike të mëndafshit dhe ku bashkohen interesat e botëve të ndryshme tashmë e ka shndrruar atë jo më sic thuhet në një vënd ku perandoritë gjejnë varrin e tyre por anasjelltas, në varrin e vetes.

Panorama më e dhimbshme është ajo që shfaqet për gratë afgane ato të cilat kanë filluar të mbylin në masë rrjetet sociale të veshin burka blu ndryshe sulmohen dhe cka është më dramatike si ato por edhe ne simotrat e tyre e dimë që për pak kohë ato do shndrrohen thjesht në objekte. Nga ata që nën emrin e Zotit e vrasin atë nga pak cdo ditë, nën ëmrin e Zotit menaxhojnë heroinën në tregun ndërkombëtar, nën emrin e Zotit shkatërrojnë sitet arkeologjike pasuri të njerëzimit, nën emrin e Zotit botës dhe politikave të saj të dështuara i dhanë një dackë që do i djeg për shumë kohë.

Ironike duket sot shprehja e Marksit që feja është opium për popujt, në rastin e talebanëve do ish më mirë e kthyer përmbys.

Shqipëria e vogël sërish është në krahun e duhur zemra e saj e tejkalon mundësinë dhe takatin e saj, por ajo është sic ka qënë gjithmonë pavarësisht se shpesh ja kanë harruar me dashje kontributin, por pikërisht tek zemërgjerësia, vuajtja dhe sakrifica qëndron sekreti i mbijetësës dhe pushtetit të shqiptarëve në historinë e njerzimit, pasi edhe zemërgjerësia është një formë pushteti, që pak e kanë natyrshëm nga thellësia e shekujve.

 

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt