“Muzeu nënujor” në Qipro, magjia e 93 skulpturave në fundin e detit

Muzeu i Skulpturës Nënujore në Qipro (Musan), përbëhet nga 93 skulptura të realizuara nga Jason deCaires Taylor.


Artisti që krijoi parkun e parë skulpturor nënujor në botë sapo zbuloi projektin e tij të fundit, një pyll spektakolar në brigjet e plazhit Pernera në Ayia Napa, Qipro. Muzeu i Skulpturës Nënujore në Qipro (Musan), i cili kushtoi 1 milion euro për t’u realizuar, përbëhet nga 93 skulptura të realizuara nga Jason deCaires Taylor, shkruan CNN

Vepra e tij e fundit është realizuar pikërisht në vendin mesdhetar, me emrin Muzeu i Skulpturës Nënujore, që ndodhet në 200 metra larg nga plazhi Pernera.

Bëhet fjalë për 93 skulptura, që mund të vizitohen edhe nga palombarë amatorë. Materialet e përdorura janë të qëndrueshme dhe nuk përmbajnë elemente toksike. Skulpturat nxisin rritjen e koraleve dhe do të shërbejnë si shtëpi për krijesat e detit.

Disa nga skulpturat përfshijnë pemë të mëdha që peshojnë deri në 13 tonë, si dhe fëmijë. Taylor iu deshën 2 deri në 3 vite për realizuar projektin e tij, i cili duhej të hapet vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë.

“Muzeu nënujor do të jetë një përvojë e gjallë vizuale dhe ekologjike, me veprat e artit që ndërveprojnë me natyrën dhe evoluojnë me kalimin e kohës,” tha Marina Argyrou, drejtoreshë e Departamentit të Peshkimit dhe Kërkimeve Detare.

Burimi: Turist.al

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!