“Afganët në Kosovë”, Kurti: Do të aprovojmë çdo kërkesë të SHBA dhe NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagon pas mbërritjes së 111 afganëve, të cilët do të strehohen në afërsi të ‘Bondsteel’.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë në Aeroportin e Prishtinës pas mbërritjes së 111 afganëve në Kosovë, të cilët pritet të strehohen në afërsi të kampit ‘Bondsteel’.

Kurti ka thënë se i ka uruar mirësardhje afganëve, teksa ka shtuar se qeveria e tij do ta aprovojë çdo Kërkesë të SHBA-së dhe NATO-s, duke iu referuar si aleatë.

“Refugjatëve afganë të cilët sigurisht janë të dëshpëruar që janë detyruar shtëpitë e tyre, ju dëshiruam mirëseardhje, ju thamë që janë mysafirë tanë dhe këtu janë të sigurt. Këta refugjatë, sikurse të gjithë popujt tjerë në botë, gëzojnë të drejtën për liri”, ka thënë Kurti.

“Kur bëhet fjalë për partnerët tanë sikurse NATO dhe SHBA, nuk bëhet pyetja pse, ne themi vetëm si. Të gjitha çështjet që diskutojmë janë të natyrës teknike, se si këta refugjatë të kalojnë sa më lehtë në vijim. I falënderojmë edhe SHBA edhe NATO-n për komunikimin e ngushtë deri në këtë ditë që t’i presim këta refugjatë”, ka shtuar tutje kryeministri.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se në vend kanë ardhur 111 afganë nga Afganistani, pasi talebanët morën pushtetin.

Ministri ka bërë me dije se refugjatët afganë do të strehohen në ish-Kampin e Bechtel Enkas, në afërsi të ‘Bondsteel’-it.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!