SHBA i dhuron Kosovës 55 automjete ushtarake

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhuruan Kosovës 55 automjete ushtarake, të cilat do të ndihmojnë FSK-në që të forcojë kapacitetet për ruajtjen e garantimin e paqes.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhuruan Kosovës 55 automjete ushtarake, të cilat do të ndihmojnë FSK-në që të forcojë kapacitetet për ruajtjen e garantimin e paqes. Automjetet që Qeveria amerikane i ka dhuruar FSK-së janë të tipit ASV (Armored Security Vehicle).

Prodhimi i këtyre automjeteve ushtarake ka filluar në vitet e 90-ta dhe ato përdoren gjerësisht në ushtrinë amerikane, shkruan REL. Pak kohë më parë Kosova kishte blerë 51 automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja.

Në vitin 2018 ishte nënshkruar kontrata ndërmjet kompanisë amerikane AM General dhe Qeverisë së Kosovës për pajisjen e FSK-së me 51 automjete të tipit Humvee.

Së fundmi, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për blerjen e katër dronëve për nevoja të FSK-së në vlerë rreth 11 milionë euro. Automjete ushtarake po ashtu janë blerë nga Turqia. Javë më parë, Kosova ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e 14 automjeteve ushtarake të blinduara nga shteti i Turqisë.

Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes patën deklaruar se blerja e automjeteve ushtarake për Forcën e Sigurisë së Kosovës është pjesë e procesit të tranzicionit të kësaj force në ushtri të ardhshme të Kosovës.

Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës ndryshoi mandatin e FSK-së dhe në bazë të ndryshimeve ligjore, parashihet që kjo forcë në një periudhë prej 10 vjetësh të ketë kapacitete të plota ushtarake.

Lexo më shumë nga

Botërori 2026, Shqipëria fiton 3-0 ndaj Andorrës

Kjo fitore e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë në grupin K me 3 pikë pas Anglisë që kryeson me…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Botërori 2026, Shqipëria fiton 3-0 ndaj Andorrës

Kjo fitore e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë në grupin K me 3 pikë pas Anglisë që kryeson me…