Trupat e fundit largohen nga Afganistani, duke i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës

Shtetet e Bashkuara përfunduan tërheqjen nga Afganistani, duke i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës


Shtetet e Bashkuara përfunduan tërheqjen nga Afganistani të hënën vonë, duke i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës dhe duke mbyllur një kapitull të historisë ushtarake që ka gjasa të mbahet mend për dështimet kolosale, premtimet e paplotësuara dhe një largim përfundimtar kaotik që i kushtoi jetën më shumë se 180 afganëve dhe 13 pjesëtarëve të ushtrisë amerikane, mosha e disa prej të cilëve ishte vetëm pak më e madhe se sa vetë lufta.

Disa orë përpara së martës, afati i përcaktuar nga Presidenti Joe Biden për përfundimin e misionit të transportit ajror, dhe rrjedhimisht përfundimin e luftës amerikane, avionët e Forcave Ajrore bartën kontigjentin e mbetur të trupave nga aeroporti i Kabulit.

Mijëra trupa kishin kaluar dy javë të tmerrshme, duke siguruar një transport ajror të përshpejtuar dhe të rrezikshëm të dhjetëra mijëra afganëve, amerikanëvedhe të tjerëve që donin të iknin nga një vend i sunduar përsëri nga militantët talebanë.

Në konferencën e shtypit ku deklaroi përfundimin e përpjekjeve të evakuimit dhe luftës, gjenerali Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA, tha se avionët e fundit u ngritën nga aeroporti i Kabulit në orën 3:29, sipas kohës së Uashingtonit, ose një minutë para mesnatës në Kabul./VOA

Lexo më shumë nga

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…