Dhurata e veçantë, vajza e vogël afgane surprizon Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, së bashku me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilluannjë vizitë tek familjet afgane që po strehohen në Shqipëri.


Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, së bashku me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, së fundmi kanë zhvilluar një vizitë tek familjet afgane që po strehohen në Shqipëri.

Kim është suprizuar nga një vajzë e vogël afgane, e cila i dhuroi ambasadores një vizatim të bërë nga vetë ajo.

“U emocionova kur një vajzë e vogël më dha një vizatim të një luleje si një gjest miqësie. Njerëzit që takuam ishin plot lëvdata dhe mirënjohje për popullin shqiptar që i priti me kaq ngrohtësi.” shprehet Yuri Kim.

Mesazhi i plotë i Yuri Kim:

“Pata rastin t’i bashkohem Ministres së Jashtme Olta Xhaçka për një vizitë me disa nga gratë, burrat dhe fëmijët afganë që mbërritën në Shqipëri gjatë ditëve të fundit.

Me ta u takuam për herë të parë në aeroport në mes të natës – ishte e mrekullueshme të shiheshim sot në dritën e diellit dhe të dëgjonim historitë e tyre. U emocionova kur një vajzë e vogël më dha një vizatim të një luleje si një gjest miqësie.

Njerëzit që takuam ishin plot lëvdata dhe mirënjohje për popullin shqiptar që i priti me kaq ngrohtësi. Ishin gjithashtu të kënaqur të takonin disa nga njerëzit dhe grupet që kanë mbështetur evakuimin e atyre në rrezik (vizita e sotme përfshin Fondacionin Yalda Hakim dhe Schmidt Futures).” – ambasadorja e SHBA Yuri Kim. 

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…