Koreja e Veriut rifillon punën në reaktorin bërthamor, alarmohet SHBA

Koreja e Veriut ka filluar punën në reaktorin bërthamor, duke sjellë një sfidë të re për Joe Biden


Nga Edward White dhe Kang Buseong, FT

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB -së ka paralajmëruar se Koreja e Veriut ka filluar punën në reaktorin bërthamor, duke sjellë një sfidë të re për Joe Biden, pasi presidenti amerikan përballet me presion të madh mbi krizën në Afganistan.

Që nga fillimi i korrikut, ka pasur indikacione që dëshgmojnë poër funksionimin e reaktorit, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në një raport.

Raporti shënoi sinjalin e parë të operacioneve në Yongbyon, rreth 90 km në veri të Phenianit, që nga dhjetori 2018, midis dy samiteve të mbajtura nga Kim Jong Un dhe presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump.

Shenjat e fundit të aktivitetit përfshinin avullin në një fabrikë që i shërben laboratorit radiokimik të vendit, i cili ishte në funksion midis shkurtit dhe korrikut, thuhet në raport.

Yongbyon, kompleksi kryesor bërthamor i Koresë së Veriut, ishte çelësi negociues i ofruar nga Kim në këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga Uashingtoni. Megjithë tre takimet ballë për ballë me Trump dhe shkëmbimin e letrave, oferta e Kim për të shkatërruar objektin nuk u pranua.

Një zyrtar i lartë i administratës tha se SHBA ishte “duke koordinuar ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë” pas raportit.

Analistët thanë se rifillimi i aktiviteteve në Yongbyon mund të paralajmërojë hapin e parë të Phenianit drejt një përshkallëzimi të armiqësive ushtarake në përpjekje për të lehtësuar sanksionet.

Reaktori në Yongbyon mund të prodhojë çdo vit deri në 6 kg plutonium, material i rëndësishëm i copëtueshëm, së bashku me uraniumin, për prodhimin e armëve bërthamore.

Lexo më shumë nga

Muzhaqi: Mbështetje çdo vit për 500 të rinj me projekte komunitare

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, njëheraz kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Muzhaqi: Mbështetje çdo vit për 500 të rinj me projekte komunitare

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, njëheraz kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit…