Disa kriminelë në fluturimet e evakuimit nga Kabuli mbërritën në Gjermani

Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer konfirmoi se nga Kabuli kanë mundur të depërtojnë në Gjermani edhe persona të regjistruar nga policia afgane si kriminelë.


Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer konfirmoi se në urën e shpëtimit ushtarak nga Kabuli kanë mundur të depërtojnë në Gjermani edhe persona të regjistruar nga policia afgane si kriminelë.

Me avionët e Bundesëehrit nga Afganistani duhet të vinin drejt Gjermanisë, krahas gjermanëve që punonin atje, edhe ish-punonjës lokalë, gazetarë, aktiviste e aktivistë të shoqërisë civile, si edhe ata që duhet të merreshin nën mbrojtje pas ardhjes në pushtet të talibanëve. Por Minisria Federale e Punëve të Brendshme bëri tani (05.09) të ditur, se përmes kësaj rruge kanë arritur të vijnë në Gjermani edhe persona që për autoritetet e sigurisë klasifikohen si„ me relevancë për sigurinë”.

Deri këtë moment janë identifikuar 20 raste, „që për shkak se nuk u verifikuan në Kabul po verifkohen tani në Gjermani”, tha ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer në Mynih. Mes këtyre rasteve penale ka edhe përdhunues të dënuar. Në raste të tjera bëhet fjalë për falsifikim dokumentesh. Katër prej atyre që janë marrë me aksionin e shpëtimit kanë qenë në Gjermani para disa vitesh dhe janë dëbuar.

Sipas agjencisë së lajmeve, dpa, mes personave të penalizuar ndodhen edhe emra që janë shfaqur në listën e Qendrës së Mbrojtjes nga Terrorizmi të landeve dhe federatës. Me aksionin e shpëtimit në Gjermani erdhën 4587 vetë, mes tyre 3849 afganë dhe 403 gjermanë. /Deutsche Welle/

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…