Fondacioni që drejton i nxori nga Afganistani, gazetarja e BBC takon në Lezhë vajzat afgane

Gazetarja dhe prezantuesja e njohur e BBC World News, Yalda Hakim, është takuar në Lezhë me vajzat afgan


Gazetarja dhe prezantuesja e njohur e BBC World News, Yalda Hakim, është takuar në Lezhë me vajzat afgane. Fondacioni që ajo drejton “The Yalda Hakim Foundation” nxori nga Afganistani i pushtuar nga kaosi disa javë më parë, 59 studentë nga American University of Kabul, bashkë me disa gazetarë, komedianë dhe prezantues radiofonik.

Në një intervistë ekskluzive nga Londra pak ditë më parë për Top Channel, Yalda Hakim tregoi se në Shqipëri mundi të sjellë edhe disa vajza të rrezikuara nga minoriteti Hazara. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu që ndoqi vizitën e saj në Lezhë thotë se ishin momente emocionuese mes Yalda Hakim dhe vajzave ku nuk munguan lotët.

Natyrshëm momente gëzimi për Yalda Hakim, e cila i shpëtoi këto vajza jo vetëm nga brutaliteti i vazhdueshëm ndër vite i talebanëve ndaj këtij minoriteti por edhe nga sulmet e pamëshirshme vrasëse të ISIS-K. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu thotë se, me ardhjen e saj nga Londra në Lezhë për tu takuar me këto vajza Yalda Hakim, tregoi se krahas të qenurit një yll televiziv, e do vendim e saj të origjinës Afganistanin madje ndjen edhe përgjegjësi për të ndihmuar.

Nuk e ka përdorur gjatë këtyre viteve thjesht si lëndë të parë për të prodhuar me qindra lajme ekskluzive për zhvillimet atje. Përmes fondacionit të saj ia doli të shkollojë me qindra vajza e djem në pamundësi ekonomike në vijimin e universitetit. Në momentet më të vështira të jetës së tyre nuk i braktisi por duke vënë në lëvizje njohjet dhe shumë miq, ndërmori një operacion shpëtimi. Ia doli me sukses ti nxjerrë nga Kabuli.

Nuk nguroi t’i telefonojë disa herë kryeministrit Edi Rama e ti kërkoj strehimin e tyre siç edhe ndodhi për mos ti lënë në kampet e refugjatëve të Katarit. Kjo e bën Yalda Hakim jo vetëm një gazetare brilante por edhe një humaniste të jashtëzakonshme. Me të drejtë afganët e kanë quajtur “Vajza e Kombit”.

Operacioni

Pak ditë më parë Yalda Hakim duke folur për operacionin e shpëtimit të këtyre vajzave i deklaroi gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se:
“Ky operacion ishte diçka shumë personale për mua. Në dy vitet e fundit më është dashur të njihem me këto vajza të reja nga fondacioni im, duke i parë atyre rezultatet e provimeve por situata e sigurisë së tyre po përkeqësohej.

Ato ishin vajza të reja dhe e ndjeva se kisha përgjegjësi për to. Kur isha në Afganistan pak javë pasi ra Kabuli, u tregova se nuk duhet të largoheshin nga shtëpitë pasi po bëheshin gati sulme kamikaze. Disa prej vajzave që tani ka mbërritur në Shqipëri janë prej minoritetit Hazara, që i përket sektit SHIA të fesë islame. ISIS-K kishte nisur sulme të pamëshirshme për këtë komunitet duke mos kursyer maternitetin. Ne ia dolëm ti nxjerrim brenda kohës së mundshme” deklaroi ajo. / Top Channel/

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.