Shqipëria mposht Hungarinë, vendos Armando Broja

Shqipëria kishte kohë që nuk kishte dhuruar një ndeshje kaq të bukur. E bëri me fitoren ndaj Hungarisë (1-0), në “Elbasan Arnea”


Shqipëria kishte kohë që nuk kishte dhuruar një ndeshje kaq të bukur e që do të përfundonte me tri pikë të marra. E bëri ndaj Hungarisë (1-0), në “Elbasan Arnea”, vetëm tri ditë pas asaj disfate në shifra të pamerituara ndaj Polonisë, në Varshavë. Në formacionin kuqezi prej kohësh nuk kishim parë një mesfushor kaq cilësor si Nedim Bajrami, që magjepsi me cilësitë e tij që në debutim. Dhe për herë të parë në historinë e përplasjeve me Hungarinë, Shqipëria shënoi një gol, por çfarë goli, me vlerë trepikëshi. Skuadra e Edy Rejas mori fitoren e tretë në grup, falë golit të Armando Brojës, që hyri si zëvendësues dhe bëri atë që e kishte kërkuar me ngulm prej kohësh.

Dominim i Shqipërisë në minutat e para, me debutuesin Nedim Bajrami që bie menjëherë në sy me cilësitë e tij.

Pranë golit Shqipëria në minutën e 13-të me Ismajlin, i cili provon me kokë pas harkimit të Bajramit nga këndi, por topi përfundon mbi tra.

Kombinim perfekt mes Bajramit dhe Uuzunit ne ye 15-të, por shënjestra e sulmuesit beratas nuk ishte e saktë.

Pak çaste më vonë Laszlo Kleinheisler merr një top të gjatë dhe gjendet i vetëm në zonë përballë Berishës, i cili bën mrekullinë duke mos lejuar prekjen e rrjetës.

Lëvizje e zgjuar e Nedim Bajramit (29′), që çlirohet nga mbulimi i kundërshtarit, shkarkon të djathtën, por fatkeqësisht topin përfundon jashtë. Drithërima në portën e Hungarisë.

E pabesueshme çfarë humbet Marash Kumbulla në minutën e 33-të. Pas ekzekutimit të këndores Gjimshiti devijon me kokë në shtyllën e dytë, aty ku mbrojtësi i Romës, bën më të vështirën, e dërgon topin mbi tra nga vetëm një metër largësi.

Panik në portën e kuqezinjve në fundin e pjesës së parë, Szobolszai tentoi nga distanca dhe topi pasi kalon poshtë këmbëve të një tjetër futbollisti hungarez përfundon te Berisha, që reagon me vështirësi. Mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura, por me dominimin e kuqezinjve sa i përket qarkullimit të topin dhe rasteve të krijuara.

Pjesa e dytë nis me një zëvendësim për kuqezinjtë, Odise Roshi merr vendin e Lorenc Trashi, për t’i shtuar forcë fazës sulmuese.

Tjetër rast i pastër për Shqipërinë (52′), Uzuni dhuron një asist perfekt për Balajn, që përball portierit, paska prirët, godet fort, por fatkeqësisht rrjetë e jashtme. Vetëm një minutë më vonë, Roshit i jepet mundësia për të shënuar, por godet më lart se ç’duhet.

Në minutën e 63-të Reja vendos të largojë nga fusha Bajramin, për t’i bërë vend Qazim Laçit. Pak minuta më vonë zëvendësohet edhe i dëmtuari Abrashi nga Endri Çekiçin.

Asist perfekt i Qazim Laçit në minutën e 72-të për Endri Çekiçin, që ndalet në çastin e fundit nga portieri mik. Bë lëvizjet e fundit Reja, futen në lojë Broja dhe Hoxhallari, largohen Balaj dhe Doka.

Në minutën e 80-të Çekiçi humb mundësinë e dytë për të ndëshkuar kundërshtarin nga goditja e dënimit, ndërsa në të 85-tën Qazim Laçi nuk shfrytëzon asi duhet kundërsulmin, preferon të finalizojë vetë, por pa saktësinë e duhur.

Shqipëria me fat në minutën e 86-të, teksa Szobolszai goditi jashtë. Vetëm pak sekonda më vonë, Armando Broja ngre peshë “Elbasan Arenën”, me një goditje të fuqishme brenda zonës, duke mposhtur portierin Gulacsi, 1-0.

Asgjë nuk ndodhi në minutat e mbetura, kështu që kuqezinjtë morën një fitore shumë të rëndësishme ndaj Hungarisë, kundërshtares që duhet lënë pas në renditjen përfundimtare.

Gonxhja: 25 % e buxhetit shkon për mbrojtje sociale

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 25 % e buxhetit shkon për mbrojtje sociale

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje…