Baza ushtarake në Gjadër të Lezhës, ndër pesë më sekretet në botë

Renditja për bazat ushtarake sekrete është hartuar nga media e specializuar në fushën ushtarake, “Sofrep”

Shumë baza ushtarake – ose jo – fshehin mistere të panumërta në botë, mes teorish të shumta konspirative dhe sekreteve ushtarake.

Së fundmi, në një renditje për pesë baza ushtarake ndër më sekretet në botë, të zhvilluar nga media e specializuar në fushën ushtarake, “Sofrep”, është radhitur edhe baza ushtarake në Gjadër, në Zadrimë të Lezhës.

Katër të tjerat të radhitura, janë Pine Gap në Australi, Baza Ushtarake Eksperimentale në Porton, Britani e Madhe, Kapustin Yar në Rusi dhe Kasaforta e farave bimore në Svalbard, Norvegji.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Baza e Gjadrit, është një trashëgim e kohës komuniste. E ndërtuar në një shpat mali, ajo përbëhet nga tunele deri në 600 metra thellësi.

Kjo bazë, nuk ka qenë thjesht një vend tërheqjeje për ushtrinë. Në fillim të viteve 70’, ajo u bë strehë e dhjetëra avionëve rusë MiG dhe disa avionëve ushtarakë kinezë.

Baza e Gjadrit është po ashtu shumë e ngjashme me atë të ishujve Svalbard në Norvegji. Kjo, për shkak të thepisjes së terrenit ku ndodhet.

Një lëvizje e gabuar dhe je i vdekur!

Nga tunelet mund të dalin në fluturim menjëherë avionët. Një labirint i vërtetë tunelesh janë brenda mureve të betonta. Por, nëse del jashtë portës së hekurt, një manovër e kryer keq mund ta shpjerë pilotin në fatalitet.

MiG-19, MiG-17 dhe MiG-21. Këta ishin avionët më të gjendur aty. Disa prej tyre madje, ende vijojnë të jenë brenda tuneleve.

Zyrtarët shqiptarë ende nuk dinë si t’i “heqin qafe” ato, por një pjesë janë shitur për skrap. Një opsion tjetër, është ai i shfaqjes së tyre në muze, si kontekst historik. E ngjashme aq shumë edhe me kontekstin e bunkerëve në Shqipëri, baza e Gjadrit është shembulli perfekt i vetëmbrojtjes halucinogjene diktatoriale të Enver Hoxhës.

Me fluturimin e fundit të zhvilluar në vitin 2004, asnjë personel nuk ndodhet më aty. E boshatisur si është sot, vështirë ta mendosh se vetëm dy dekada më parë, ushtarët mbushnin tunelet me avionët në të.

Jeta ama, mund të gëlojë sërish aty. Ndoshta, si një vend turistik – ashtu si jetë kanë parë bunkeret anti-atomike në Tiranë.

Spiropali – Osmani: Shqipëria, mbështetje integrimit euro-atlantik të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua sot në Prishtinë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Global 360

Von der Leyen: Moment historik për Evropë më të fortë dhe më të pavarur

Në ceremoni i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama

Diplovista

Rama: Shqipëria, vendi i mundësive për investime dhe zhvillim!

Menjëherë pas përfundimit së Samitit të KPE, u zhvillua në Tiranë, Forumi Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), platforma globale që…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Spiropali – Osmani: Shqipëria, mbështetje integrimit euro-atlantik të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua sot në Prishtinë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.