Italia lejon kultivimin e katër rrënjëve kanabis në shtëpi

Në Itali është votuar teksti bazë i ligjit mbi kanabisin që dekriminalizon kultivimin e jo më shumë se katër bimëve “femra“.


Në Itali është votuar teksti bazë i ligjit mbi kanabisin që dekriminalizon kultivimin e jo më shumë se katër bimëve “femra“. Kjo u njoftua nga kreu i Komisionit të Drejtësisë së Dhomës së Deputetëve, Mario Perantoni.

“Është një votim i rëndësishëm, i marrë në vazhdën e jurisprudencës së Gjykatës së Kasacionit, por edhe falë aftësisë së grupeve parlamentare për t’u përballur me njëri -tjetrin dhe për të gjetur një sintezë të arsyeshme” – tha ai.

Sipas tij, kultivimi i kanabisit në shtëpi “është thelbësor për pacientët të cilët duhet ta përdorin atë për arsye terapeutike dhe të cilët shpesh nuk e gjejnë atë në dispozicion”.

Kjo nismë përcakton dënime vetëm në rastet e shitjes së kanabisit. Ndryshimet në ligj ulin dënimet për sasi të vogla kanabisi, por nga ana tjetër rriten nga 6 në 10 vjet dënimet për krimet që lidhen me përpunimin apo trafikimin e kanabisit. Forcohen dënimet edhe për ata që shpërndajnë kanabis afër shkollave.

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.