“Vanity Fair Italia”: Shqipëri, lind qeveria me më shumë gra në botë!

Prestigjozja “Vanity Fair Italia” i ka dedikuar një artikull qeverisë së re në Shqipëri.


 

Prestigjozja “Vanity Fair Italia” i ka dedikuar një artikull qeverisë së re në vendin tonë, duke e titulluar: “Shqipëri, lind qeveria me më shumë gra në botë”. Me në krye një foto të kryeministrit Rama, media italiane shkruan se lideri socialist shqiptar, donte të jepte një sinjal ndryshimi, duke emëruar 12 gra ministre. E formuar nga 70.6% gra, qeveria shqiptare bëhet qeveria me numrin më të lartë të grave në botë, e ndjekur nga Spanja dhe Finlanda.

Artikulli i përshtatur nga Vanity Fair Italia:

Nga MONICA COVIELLO

Një qeveri e formuar nga tre të katërtat gra: kryeministri dhe lideri socialist shqiptar Edi Rama, pas zgjedhjeve të 25 prillit, donte të jepte një sinjal të prekshëm ndryshimi, duke emëruar 12 gra ministre (të cilave u janë besuar departamente shumë të rëndësishme, pikërisht ndërkohë që Shqipëria – konservatore dhe pjesërisht myslimane – kërkon të përshpejtojë hyrjen në Bashkimin Evropian) dhe 4 ministra meshkuj.

Në qeverinë e re, të njohur si “Rama 3”: Punët e Jashtme tani janë në duart e Olta Xhaçkës, Financat në duar të Delina Ibrahimajt, për Bujqësinë Frida Krifca, për Kulturën Elva Margariti, për Infrastrukturën Belinda Balluku, për Turizmin Mirela Kumbaro, për Arsimin Evis Kushi, për Shëndetësinë Ogerta Manastirliu. Ndër meshkujt e propozuar, Arben Ahmetaj është Zëvendëskryeministër, Bledi Cuci për punët e Brendshme, në Drejtësi është Ulsi Manja dhe Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes.

4 ministra shteti janë: Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin; Edona Bilali, Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes; Bora Muzhaqi, Ministre për Rininë dhe Fëmijët; Milva Ikonomi, Ministre për Standardet dhe Shërbimet.

E formuar nga 70.6% gra, qeveria shqiptare bëhet qeveria me numrin më të lartë të grave në botë, e ndjekur nga Spanja, ku dy të tretat e ministrave janë gra dhe Finlanda (61%). Megjithatë, qeveria e mëparshme e Ramës ishte gjithashtu një nga 14 qeveritë në botë me mbi 50% të posteve të mbajtura nga gratë.

Rama u përball me akuza rreth suksesit në zgjedhje, por në fjalën e tij, kryeministri mbrojti fitoren elektorale si legjitime dhe tha se një problem i rëndësishëm i politikës shqiptare mbetet ndarja e vendeve të punës në sektorin publik tek anëtarët e partisë në pushtet dhe të afërmve të tyre./RevistaClass

Sazet e Usta Laverit!

Këto saze kanë një veprimtari të dendur kombëtare e ndërkombëtare, duke u njohur kudo si “Bilbilat e Përmetit”.

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sazet e Usta Laverit!

Këto saze kanë një veprimtari të dendur kombëtare e ndërkombëtare, duke u njohur kudo si “Bilbilat e Përmetit”.