20-vjetori i sulmeve terroriste, Ambasada e SHBA zhvillon ceremoni përkujtimore

Ambasada amerikane në Tiranë ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore, në prag të 20-vjetorit të sulmeve terroriste në kullat binjake në New York, më 11 shtator 2001.


Ambasada amerikane në Tiranë ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore, në prag të 20-vjetorit të sulmeve terroriste në kullat binjake në New York, më 11 shtator 2001.

Zëvendësambasadori amerikan Demian Smith në një deklaratë u shpreh se, sot kujtojmë aktet mizore të vrasjes së 2977 personave dhe plagosjes së mijërave të tjerë në sulmet terroriste.

Ai kujtoi dhe tre shtetasit amerikano-shqiptarë, Mon Gjonbalaj, Roko Camaj dhe Simon Dedvukaj që humbën jetën tragjikisht në këtë akt terrorist.

Smith shprehet se një kujtim të veçantë zë dhe mbështetja e dhënë nga Shqipëria të cilët qëndruan kundër terrorit dhe të keqes.

“Sot ne kujtojmë atë ditë të tmerrshme të 20 viteve më parë. Kujtojmë aktet mizore të vrasjeve dhe terrorizmit në Qytetin e Nju Jorkut, në Uashington DC dhe mbi qiellin e Pensilvanisë. Ne kujtojmë frikën, zemërimin, tmerrin tonë. Ne kujtojmë viktimat. 2,977 burra, gra dhe fëmijë të vrarë, më shumë se 6,000 të plagosur.

Familje të shkatërruara përjetë dhe të ardhme të humbura. Të gjithë ne ishim viktimat. 90 vende humbën qytetarët e tyre atë ditë.

Ne kujtojmë Mon Gjonbalaj, Roko Camaj, dhe Simon Dedvukaj, tre viktimat që e quanin Shqipërinë atdheun e tyre. Kujtojmë edhe heronjtë. Ne kujtojmë dhënësit e ndihmës së parë.

Kujtojmë bashkëqytetarët që ndihmuan njëri-tjetrin. Ne kujtojmë radhët e dhuruesve të gjakut dhe të vullnetarëve që bënë gjithçka mundën për të ndihmuar. Ne kujtojmë aleatët dhe miqtë tanë në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë, që qëndruan me ne kundër terrorit dhe të keqes.” , tha Zëvendës Ambasadori Demian Smith, gjatë ceremonisë përkujtimore në prag të 20 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm dhe Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

?? | "Sot ne kujtojmë atë ditë të tmerrshme të 20 viteve më parë. Kujtojmë aktet mizore të vrasjeve dhe terrorizmit në…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Friday, September 10, 2021

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!