Shqipëri-Çeki, bashkëpunim për të luftuar krimin e organizuar

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj takohet me Drejtorin e Policisë Kriminale të Çekisë, Luděk Fiala


Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet strukturave hetimore të dy policive, shqiptare dhe çeke, për të luftuar krimin e organizuar brenda dhe jashtë vendit ishte në fokus të takimit të drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj me delegacionin e Drejtorisë së Policisë Kriminale dhe Hetimit të Presidiumit të Policisë çeke, që kryesohej nga Drejtori i Policisë Kriminale Luděk Fiala.

Gjatë takimit, Vocaj dhe Fiala theksuan faktin se është në interes të të dy policive që ky bashkëpunim të shtrihet në të gjitha fushat, kryesisht në strukturat hetimore, si dhe në atë kërkimore për personat në kërkim konkretisht mes FAST Albania dhe Fast Çekia.

“Po gjatë takimit, Drejtor Vocaj bëri me dije homologun, për rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, në bashkëpunim edhe me partnerët, si dhe mbi punën hetimore dhe kërkimore për gjetjen e tre studentëve çekë që kanë humbur pra 20 vitesh në veri të vendit tonë.
Drejtori i Policisë Kriminale çeke Luděk Fiala theksoi se ishte i befasuar nga rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit vitet e fundit, në drejtim të goditjes së krimit të organizuar, si dhe të zhvillimit të operacioneve të përbashkëta me homologët për këtë qëllim. Fiala falënderoi Drejtorin Vocaj për gjithë punën profesionale hetimore dhe kërkimore të bërë përgjatë këtyre viteve nga strukturat e Policisë së Shtetit shqiptar, për gjeten e tre studentëve çekë, dhe theksoi faktin se është mjaft e rëndësishme ngritja e strukturës kërkimore FAST Albania dhe pjesëmarrja e saj në Njësinë Speciale ENFAST”, bëhet me dije në njoftimin për mediat shpërndarë nga policia e Shtetit.

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…