Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, takon ambasadorin e Gjermanisë, Peter Zingraf

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi priti në një takim ambasadorin e Gjermanisë, Peter Zingraf, i cili i dorëzoi raportin e Policisë Federale


Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi paralajmëron nisjen e reformës në Policinë e Shtetit. Ministria e Brendshme bën me dije se Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë në riorganizimin e Policisë Kriminale dhe reformimin që do të bëhet në tërësi në Policinë e Shtetit, teksa sot Ministri Çuçi priti në një takim ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë Peter Zingraf, i cili i dorëzoi raportin e Policisë Federale.

“Sot pata kënaqësinë që takimin e parë pas betimit si Ministër i Brendshëm në kabinetin e ri qeveritar ta kisha me ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë z.Peter Zingraf. Më dorëzoi zyrtarisht raportin e Qeverisë Federale për riorganizimin e Policisë Kriminale dhe reformimi që do të bëjmë në tërësi në Policinë e Shtetit. Sikundër e bëra me dije në Kuvend kur prezantova Programin për Sigurinë, do të fillojmë menjëherë punën me partnerët gjermanë për ta çuar përpara edhe këtë prioritet. Raporti që më dorëzoi ambasadori është një udhërrëfyes me vlerë tejet të rëndësishme”, shprehet Çuçi.

Asistencën e Policisë Federale ministri Çuçi e përmendi edhe në Kuvend teksa po mbahej seanca për votimin e qeverisë së re. Ai evidentoi gjithashtu 4 elementë që sipas tij do të jenë fokusi i këtij mandati të tretë në Programin për Sigurinë: Mbrojtja e territorit, forcimi i rendit dhe i sigurisë, ofrimi i shërbimeve sa më cilësore dhe thellimi i luftës kundër çdo forme të krimit të organizuar dhe fenomeneve të jashtëligjshme. Për kriminalitetin tha Çuçi, objektivi është që të ulet nën mesataren e vende të BE-së. Ndërkohë që në çdo kryqëzim rruge do të vendosen kamera sigurie.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!