Ivanka Trump dhe Jared Kushner vizituan Shqipërinë

Vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Jared Kushner dhe disa miq të tyre


Në muajin korrik Shqipërinë e vizitoi Ivanka Trump. Lajmin e zbuloi Auron Tare që publikoi edhe disa foto në emisionin “Opinion”.

Ai tha se vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Jared Kushner dhe disa miq të tyre.

Ata kanë qëndruar në një jaht në Sarandë dhe kanë vizituar edhe Butrintin. Sipas Tares, atyre Shqipëria u është dukur interesante.

Sipas të njëjtave burime bashkë me çiftin Trump ka qenë edhe Nasser Al-Khelaifi, sheiku që është President i PSG-së.

“Ishte një vizitë private dhe ata nuk takuan asnjeri. Ata zbritën me avion në Tiranë dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin duke nisur nga kepi i Rodonit duke vijuar në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë.

Unë i çova në Qeparo për të parë fshatin e George Tenet (ish-kreu i CIA) edhe për tju thënë se ai është shqiptar dhe jo grek siç ka thënë.

Nuk i njohu asnjeri. Fare. Kudo që shkuan nuk i njohu njeri dhe kjo është gjë e mirë. Bëmë një fluturim me helikopter deri në Leusë të Përmetit për kishën atje. Një pjesë e malit digjej atje në atë kohë. Ishte koha e zjarreve. Shkuam edhe në Butrint” – tha Tare.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!