Zgjedhjet në Gjermani, Lendita Musliu shqiptarja që kandidon për t’u bërë pjesë e Bundestagut

Në zgjedhjet parlamentare në Gjermani këtë vit do të garojnë tre kandidatë shqiptarë.


Në zgjedhjet parlamentare në Gjermani këtë vit do të garojnë tre kandidatë shqiptarë.

Në mesin e tyre është edhe Lendita Musliu, e cila kandidon në radhët e Partisë së Gjelbër.

Lendita Musliu është një profesioniste shqiptare, e rritur dhe e arsimuar në Mynih të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.

Lendita është diplomuar në shkenca juridike dhe ekonomike, si dhe ka zgjedhur të aktivizohet në jetën politike të vendit ku jeton.

Musliu do të jetë kandidate me Partinë e Gjelbër në zgjedhjet e ardhshme për Bundestagun gjerman.

Në një intervistë ajo tregon rreth platformës së saj politike, formimit profesional dhe përfaqësimit të shqiptarëve në skenën politike gjermane.

“Shqiptarët janë një faktor shumë i rëndësishëm jo vetëm në Mynih, por në gjithë Bavarinë. Votuesit shqiptarë pritet të bëjnë një diferencë të madhe në këto zgjedhje”.

Ajo shprehet se në këto zgjedhje po gëzon përkrahje nga shqiptarët, përderisa ka formuar edhe një grup punues në partinë e saj, i cili do të merret vetëm për temat mbi Kosovën.

Musliu tha se objektiv i saj do të jenë temat sociale dhe ekonomike, por fokusin kryesor e ka liberalizimin e vizave për vendin e saj.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.