OKB-ja dëshiron që të shmangë një Luftë të re të Ftohtë

Për çfarë shërben Organizata e Kombeve të Bashkuara në kohën e një Lufte të Ftohtë?


Nga Pierre Haski, “France Inter”

Për çfarë shërben Organizata e Kombeve të Bashkuara në kohën e një Lufte të Ftohtë? Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të martën çeli punimet në Nju Jork dhe Sekretari i saj i Përgjithshëm, ish-kryeministri portugez António Guterres, i parapriu takimit vjetor me një apel që do të mbetet pa përgjigje.

Guterres dha alarmin për një Luftë të re të Ftohtë, duke iu bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Kinës që të riparojnë atë që ai e quajti një marrëdhënie “tërësisht jofunksionale”.“Ne duhet të shmangim me çdo kusht zhytjen në një Luftë të re të Ftohtë, e cila do të ishte ndryshe nga ajo e mëparshmja, dhe ndoshta më e vështirë për t’u menaxhuar dhe më e rrezikshme”- deklaroi Guterres për agjencinë Associated Press.

Ai padyshim ka të drejtë, por kush do ta dëgjojë? Sigurisht që jo presidenti amerikan Xho Biden apo lideri i Kinës Xi Jinping. Që të dy kanë miratuar muajt e fundit një logjikë konfliktuale midis dy fuqive kryesore të shekullit XXI, siç e tregojnë edhe ngjarjet e ditëve të fundit në lidhje me rajonin e Indo-Paqësorit.

Frenimi i rivalit

Paralelet historike janë gjithnjë të rrezikshme. Por referenca ndaj Luftës së Ftohtë ka shumë kuptim pavarësisht dallimeve të dukshme, siç është integrimi më i fortë ekonomik aktual midis SHBA-së dhe Kinës, teksa në atë kohë Uashingtoni dhe Moska kishin shumë pak shkëmbime tregtare midis tyre.

Sot kompanitë amerikane Apple, Tesla dhe General Motors janë investitorë të mëdhenj në Kinë. Dikur nuk kishte diçka të ngjashme në Bashkimin Sovjetik. Por paralelet janë të shumta, nga bllokimi i eksporteve të ndjeshme teknologjike në Kinë të vendosura nga Donald Trump deri në krijimin e AUKUS, marrëveshja midis Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Australisë e shpallur javën e kaluar, e cila ashtu si aleancat ushtarake para Luftës së parë të Ftohtë, është e destinuar të frenojë fuqinë rivale.

Sot po zhvillohen disa konflikte dhe kriza, të cilat duhet të shqetësojnë komunitetin botëror

Fryma e Luftës së Ftohtë, është gjithashtu qartazi e pranishme brenda OKB-së, me paralizën institucionale të Këshillit të Sigurimit. Këtij realiteti iu referua edhe Guterres. Në Këshillin e Sigurimit, 5 vende kanë të drejtën e vetos, një trashëgimi kjo e vitit 1945 dhe një skemë e dëshiruar nga fituesit e luftës:Shtetet e Bashkuara, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Rusia.

Në periudhat e tensioneve të mprehta, secila prej fuqive të mëdha e përdor veton për të mbrojtur aleatët e saj, duke injoruar synimin e OKB -së, që është ruajtja e paqes dhe sigurisë në botë. Sot po zhvillohen disa konflikte dhe kriza, të cilat duhet të shqetësojnë komunitetin botëror,nga Burma në Bjellorusi dhe Ukrainë, lufta e ndyrë në Jemen dhe ajo në Etiopi.

Megjithatë,OKB-ja është e detyruar që të kufizohet pothuajse ekskluzivisht në ndërhyrjet humanitare, një aspekt thelbësor por jo i mjaftueshëm për zgjidhjen e krizave. Shumë kohë më parë u takova me një nga zyrtarët e parë të OKB-së, Brian Urkuhart nga Irlanda, që në cilësinë e ndihmësit të Sekretarit të Përgjithshëm, krijoi forcën e parë paqeruajtëse.

Ky ish-ushtar i Luftës së Dytë Botërore, që vdiq këtë vit në moshën 101 vjeçare, më foli mbi entuziazmin dhe shpresat e fillimeve të tij në atë detyrë, por shtoi:“Ai entuziazëm zgjati vetëm disa muaj, pastaj filloi Lufta e Ftohtë”. Nga kjo pikëpamje, historia duket se po përsëritet.

Përgatiti: Bota.al

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…