Olta Xhaçka takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe delegacioni shqiptar, në përbërje të të cilit ishin Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.


Parandalimi duhet të jetë motivi i diplomacisë shumëpalëshe në çdo fushë, u shpreh ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, gjatë takimit me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së.

Në vijim të “Javës së diskutimeve të Nivelit të Lartë”, të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Xhaçka, dhe delegacioni shqiptar, në përbërje të të cilit ishin Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria beson fuqimisht në rolin e diplomacisë shumëpalëshe, teksa shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit me Guterres për të avancuar prioritetet e përbashkëta gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

“Ne si mbështetës të fortë të një arene ndërkombëtare të bazuar në rregulla, besojmë fuqimisht në rolin e diplomacisë shumëpalëshe“, theksoi Xhaçka.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.