Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Ambasadorin e Turqisë, Murat Ahmet Yörük

Ambasadori i përcolli Kryetares së Kuvendit ftesën e Kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, z. Mustafa Sentop, për një vizitë zyrtare në Turqi.


Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti sot Ambasadorin e Turqisë, z. Murat Ahmet Yörük.

Ambasadori Yörük i shprehu znj. Nikolla përgëzimet për zgjedhjen në detyrën e lartë dhe shprehu bindjen dhe vullnetin për forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit të gjithanshëm midis të dy vendeve. Ambasadori i përcolli Kryetares së Kuvendit ftesën e Kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, z. Mustafa Sentop, për një vizitë zyrtare në Turqi.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, e falenderoi Ambasadorin Yörük për ndihmën e pakursyer të Turqisë për përballimin e pasojave të tërmetit dhe të pandemisë së Covid-19. “Turqia është një partner strategjik i Shqipërisë dhe Kuvendi do të punojë për të nxitur bashkëpunimin e gjithanshëm midis të dy vendeve në të gjitha aspektet. Bashkëpunimi i shkëlqyer parlamentar do të rritet e zgjerohet, si një shembull i bashkëpunimit midis institucioneve të të dy vendeve.”, nënvizoi znj. Nikolla.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, e pranoi me kënaqësi ftesën e Kryetarit Mustafa Sentop dhe vizita zyrtare në Turqi do të realizohet së shpejti

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…