Ambasadori i BE, Luigi Soreca takon Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian, Jorida Tabaku

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca është takuar sot me kryetaren e Komisionit Parlamentar të Integrimit Jorida Tabaku, e cila ishte e shoqëruar nga dy deputetët e PD Flutura Açka dhe Belind Këlliçi.


Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca është takuar sot me kryetaren e Komisionit Parlamentar të Integrimit Jorida Tabaku, e cila ishte e shoqëruar nga dy deputetët e PD Flutura Açka dhe Belind Këlliçi.

Soreca ka ndarë në një postim në “Twitter” foto nga takimi me Tabakun, teksa shkruan se e ka përgëzuar për detyrën si dhe kthimin e opozitës në parlament.

Ai thekson më tej në mesazhin e tij se integrimi i Shqipërisë në BE është një përparësi ndërpartiake, kombëtare mbi të cilën të gjitha forcat politike duhet të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

“U takova sot me Jorida Tabakun, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian. E përgëzova për emërimin dhe përshëndeta kthimin e opozitës në Parlament.

Integrimi i Shqipërisë në BE është një përparësi ndërpartiake, kombëtare mbi të cilën të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Integrimi në BE duhet të qëndrojë lart në axhendat e Qeverisë dhe Parlamentit. BE do të vazhdojë të mbështesë punën e Komitetit, i cili luan një rol të rëndësishëm në monitorimin e punës së Qeverisë për reformat në BE”, shkruan Soreca.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.