David Julius dhe Ardem Patapoutian fitojnë Çmimin Nobel për Mjekësi

Çmimi Nobel i këtij viti për mjekësinë u jepet shkencëtarëve David Julius (SHBA) dhe Ardem Patapoutian me origjinë libaneze


Çmimi Nobel i këtij viti për mjekësinë u jepet shkencëtarëve David Julius (SHBA) dhe Ardem Patapoutian me origjinë libaneze. Ata vlerësohen për zbulimet prej tyre të receptorëve për temperaturën dhe prekjen në trup, sipas Komitetit Nobel në Stokholm.

Njohuritë e fituara nga zbulimi do të përdoren për të zhvilluar trajtime për një sërë sëmundjesh, përfshirë dhimbjet kronike, tha Komiteti i Nobelit. Zbulimet epokale të nobelistëve të këtij viti “na kanë mundësuar të kuptojmë se si nxehtësia, të ftohtit dhe forcat mekanike shkaktojnë impulse nervore, të cilat na lejojnë të perceptojmë dhe përshtatemi me botën përreth nesh,” tha komiteti. Sipas raportit, studiuesit përdorën qeliza të ndjeshme ndaj presionit për të zbuluar një klasë të re të sensorëve, që reagojnë ndaj stimujve mekanikë në lëkurë dhe organet e brendshme.

U përdor përbërje specash djegës

Julius përdori kapsaicinën, një përbërës i athët nga specat djegës, që shkakton një ndjesi djegieje, për të identifikuar një sensor në fundet nervore të lëkurës që reagon ndaj nxehtësisë.

Patapoutian-i përdori qeliza të ndjeshme ndaj presionit për të zbuluar një klasë të re të sensorëve që reagojë ndaj stimujve mekanikë në lëkurë dhe organet e brendshme. Ai lindi në Bejrut dhe shkoi në Los Angeles në moshën e adoleshencës; ai aktualisht kryen kërkime në Scripps Research në La Jolla, California.

Java e Çmimit Nobel ka filluar

Çmimi Nobel në Mjekësi shoqërohet me rreth 980.000 euro. Që nga viti 1901, këtë çmim e kanë marrë 222 vetë, përfshirë dymbëdhjetë gra. Çmimin e parë e mori bakteriologu gjerman Emil Adolf von Behring për zbulimin e një terapie kundër difterisë. Në vitin 1995, Christiane Nüsslein-Volhard u bë gruaja e parë dhe deri tani e vetmja femër gjermane që e mori çmimin. Vitin e kaluar, çmimin e morën Harvey J. Alter (SHBA), Michael Houghton (Britani e Madhe) dhe Charles M. Rice (SHBA). Ata kishin dhënë një kontribut të madh në zbulimin e virusit të hepatitit C. Çmimi Nobel konsiderohet si një nga çmimet më të rëndësishme shkencore në botë.

Java e Çmimeve Nobel fillon me shpalljen e fituesve të Çmimit Nobel në Mjekësi. Të martën dhe të mërkurën do të shpallen fituesit e çmimeve të fizikës dhe kimisë. Njoftimet për Çmimin Nobel në Letërsi dhe Çmimin Nobel për Paqen do të pasojnë të enjten dhe të premten. Seriali përfundon të hënën e ardhshme, 11 tetor, me të ashtuquajturin Çmimin Nobel në Ekonomi, të sponsorizuar nga Riksbank suedeze./DW/

Rama: Në turizëm dhe ndërtim rrogat tek ne sa në Greqi

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se 57 % e rrogave në Shqipëri nuk kanë asnjë taksë, ndërsa 36%…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Në turizëm dhe ndërtim rrogat tek ne sa në Greqi

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se 57 % e rrogave në Shqipëri nuk kanë asnjë taksë, ndërsa 36%…