Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, pret ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot në një takim ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot në një takim ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou.

Diplomatja greke uroi Nikollën për detyrën e re si kryetare e Kuvedit.

Nga ana tjetër, kryeparlamentarja vuri në dukje se “Shqipëria e konsideron Greqinë një vend fqinj e mik të çmuar, partner të ngushtë në NATO si edhe në rrugën drejt demokracisë, përparimit dhe integrimit evropian. Shqipëria i është mirënjohëse Greqisë për mbështetjen e palëkundur të rrugëtimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të vendosur që marrëdhëniet dypalëshe të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe perspektiva e përbashkët evropiane. Kuvendi i Shqipërisë do të punojë për ta çuar më tej bashkëpunimin strategjik, në interes të të dy vendeve e popujve tanë.”.

Ambasadorja Sophia Philippidou falënderoi kryetaren Nikolla për vullnetin për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përsëriti vullnetin e Greqisë për zgjerimin e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…