Parlamenti rumun rrëzon qeverinë e kryeministrit Florin Citu

Kriza në Qeveri nisi muajin e kaluar, kur partia e qendrës së djathtë USR u tërhoq nga koalicioni, duke thënë se Citu ka “qëndrime diktatoriale”


Ligjvënësit rumunë votuan të martën për rrëzimin e Qeverisë së pakicës, të udhëhequr nga kryeministri Florin Citu.

Rënia e Qeverisë kërcënon të thellojë tutje krizën me të cilën po përballet Rumania, si pasojë e një vale të rëndë të koronavirusit dhe rritjes së çmimeve të energjisë elektrike.

Kriza në Qeveri nisi muajin e kaluar, kur partia e qendrës së djathtë USR u tërhoq nga koalicioni, duke thënë se Citu ka “qëndrime diktatoriale”.

Kjo ndodhi pasi kryeministri përjashtoi disa anëtarë të USR-së nga Qeveria e tij, përfshirë ministrin e Drejtësisë dhe atë të Shëndetësisë.

Ligjvënësit e USR-së iu bashkuan të martën partisë nacionaliste të ekstremit të djathtë AUR, për të votuar në favor të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, i cili u paraqit nga Partia Social-Demokrate e majtë.

Nga 318 deputetët e pranishëm, 281 votuan për mocionin, zero ishin kundër, ndërsa 37 abstenuan.

Citu, 49 vjeç, ka qenë kryeministër që nga zgjedhjet parlamentare të dhjetorit.

Sipas Kushtetutës së Rumanisë, presidenti Klaus Iohannis duhet të emërojë tani kryeministër të ri./ REL

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!