Yuri Kim merr pjesë në premierën e dokumentarit “Të dalësh mbi dhunën”

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka marrë pjesë në premierën e dokumentarit “Të dalësh mbi dhunën”.


Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka marrë pjesë në premierën e dokumentarit “Të dalësh mbi dhunën”.

Duke cituar OKB, në postimin e ambasadës thuhet se rreth 736 milionë gra në mbarë botën kanë qenë subjekte të dhunës nga partneri intim, të dhunës seksuale jo nga partnerët e tyre, ose të dyja.

Ajo i bën thirrje qytetarëve të luajnë një rol në parandalimin dhe dhënien fund të dhunës ndaj nënave, motrave, kushërirave dhe vajzave.

“Ambasadorja Yuri Kim mori pjesë në shfaqjen premierë të “Të dalësh mbi dhunën”, një dokumentar i fuqishëm mbi dhunën ndaj grave dhe mjetet në dispozicion për të ndihmuar dhe fuqizuar viktimat.

Sipas Kombeve të Bashkuara për Gratë, “rreth 736 milionë gra në mbarë botën kanë qenë subjekte të dhunës nga partneri intim, të dhunës seksuale jo nga partnerët e tyre, ose të dyja, të paktën një herë në jetën e tyre” – kjo nënkupton 30% të grave nga mosha 15 vjeç dhe më sipër.

Secili prej nesh – ligjzbatues, miq, familjarë, aktivistë – mund dhe duhet të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe dhënien fund të dhunës ndaj nënave tona, motrave tona, kushërirave tona, vajzave tona, mikeshave tona, qënieve njerëzore si ne”, thuhet në postimin e ambasadës.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.