Trajneri Edi Reja: Do të bëjmë një ndeshje të madhe ndaj Hungarisë

Trajneri Edi Reja doli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes me Hungarinë, ku ndër të tjera theksoi se kuqezinjtë janë në gjendje mjaft të mirë psikologjike dhe do të provojnë të marrin një tjetër fitore për të blinduar vendin e dytë.


Trajneri Edi Reja doli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes me Hungarinë, ku ndër të tjera theksoi se kuqezinjtë janë në gjendje mjaft të mirë psikologjike dhe do të provojnë të marrin një tjetër fitore për të blinduar vendin e dytë.

Sa besoni në një tjetër rezultat pozitiv në Hungari?
Jemi duke kaluar një moment mjaft të mirë dhe renditemi të dytët në grup, vend që duam ta mbajmë deri në fund. E dimë vështirësinë e përballjes me Hungarinë, por vetëbesimi është mjaft i lartë në skuadrën tonë, ndaj jemi këtu për të bërë një ndeshje të madhe dhe për të qëndruar në vendin e dytë.

Keni pasur më tepër kohë për të përgatitur ndeshjen. A e keni vendosur formacionin, apo keni ende dyshime?
Kam disa dyshime dhe kemi edhe një stërvitje tjetër nesër, kur edhe do të vendos për formacionin. Kam një ide në kokë, por kam edhe dyshime, të cilat do t’i shuaj pasi të verifikoj edhe njëherë gjendjen fizike të lojtarëve. E rëndësishme është që kushdo të luajë, do të japë maksimumin, pasi këtë kërkoj nga lojtarët.

A mendoni se do të shihni të njëjtën Hungari me atë të para një muaji?
Duke njohur trajnerin Rossi, besoj që ata do të kërkojnë të marrin kontrollin e ndeshjes dhe të mos na lejojnë t’i godasim në kundërsulm. Sigurisht që duke luajtur në shtëpi, ata do të bëjnë diçka më shumë, por për të bërë më shumë, duhet të zhbalancohen dhe ne duhet të përfitojmë nga hapësirat që do të na krijohen. Duhet të jemi të zgjuar për të shfrytëzuar çdo hapësirë dhe rast që na jepet, për të ndëshkuar kundërshtarin.

Më mirë me Bajramin pas dy sulmuesve, apo një mesfushor me tipare më defensive?
Uroj të bëj zgjedhjen e duhur, pasi siç e thashë, do të vendos vetëm nesër paradite. Bajrami ka aftësi shumë të mira, sidomos në aspektin sulmues, por ekipi duhet të jetë në ekuilibër në çdo repart dhe të jetë gati t’i përgjigjet kundërshtarit në çdo situatë.

A mendoni se ndeshja mund të vendoset nga një gol, siç tha trajneri Rossi?
Si ne, edhe Hungaria, jemi shumë të organizuar në aspektin mbrojtës dhe i jap të drejtë trajnerit Rossi, që tha se ai që do të shënojë, do ta ketë më të lehtë të mbrojë rezultatin. Shpresoj që të gjejmë ne golin të parët.

Cila është më e vështirë, ndeshja me Hungarinë apo ajo me Poloninë?
Ndeshja e radhës është gjithmonë më e vështirë dhe sigurisht që mendojmë vetëm për takimin ndaj Hungarisë. Pasi të kalojmë këtë ndeshje me sukses, do të kemi kohë të mendojmë edhe për takimin e radhës. Për momentin kemi një ndeshje vendimtare këtu dhe duam të marrim rezultat pozitiv.

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…