Xhaçka në Këshillin Kombëtar të Integrimit: Vonesat në integrimin e rajonit cënojnë besueshmërinë e BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian, ku ka folur lidhur me raportin e progresit të KE.


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian, ku ka folur lidhur me raportin e progresit të KE.

“Nuk është si e lexon raportin qeveria apo opozita, por është fakti që ky raport konfirmon qartë progresin e arritur gjatë vitit të fundit në plotësimin e të gjithë kushteve për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Komisioni Evropian është i qartë dhe bazuar në arritjet tona konkrete, e rikonfirmon se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet e Këshillit të Marsit 2020 për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, u shpreh Xhaçka në fjalën e saj.

Sipas saj, duke lexuar këtë vlerësim objektiv teknik të Komisionit, që sot, Shqipëria – por edhe Maqedonia e Veriut në fakt – do duhet të kishin nisur formalisht negociatat.

“Bashkimi Europian, vendet anëtare do të dinë të mbajnë fjalën e dhënë, e për fat të keq, ende të pambajtur. Është e vështirë të ekzagjerosh rëndësinë që ka për rajonin, por edhe për BE mbajtja e kësaj fjale, sidomos tani që nuk ka më asnjë argument që mban ujë për të vonuar fillimin e negociatave. Përkundrazi, ka më shumë argumente se kurrë në favor të hedhjes së këtij hapi të radhës. Argumente që lidhen me perspektivën e rajonit, argumente që lidhen me të ardhmen e raportit të BE me rajonin, por edhe argumente që lidhen me vetë imazhin e besueshmërinë e BE. Sepse në njëfarë mënyre, ashtu siç BE vlerëson rajonin tonë përmes këtyre progres raporteve, ashtu është duke vlerësuar edhe rajoni ynë, por edhe aktorë të tjerë që për rajonin kanë një vizion të ndryshëm vetë BE”, u shpreh ministrja gjatë fjalës së saj.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…