Nikolla pret ambasadorin e Egjiptit: Mirëpresim investimet egjiptiane në energji dhe turizëm

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në një takim ambasadorin e Egjiptit në Shqipëri, Mohamed Mustafa Heider.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në një takim ambasadorin e Egjiptit në Shqipëri, Mohamed Mustafa Heider.

Nikolla vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis të dy vendeve dhe e vlerësoi Republikën e Egjiptit si një partner të rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme.

Sipas saj, “bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve nuk i përgjigjet nivelit të marrëdhënieve politike”.

Në këtë drejtim, Nikolla u shpreh se “Shqipëria mirëpret investimet egjiptiane dhe bashkëpunimi mund të zgjerohet në sektorët e energjisë, transportit ajror e detar, bujqësisë, turizmit etj.”.

Ajo nënvizoi se intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe do t’i shërbejë edhe intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar dhe përsëriti ftesën për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Hanafy Ali El Gebali, të vizitojë Shqipërinë.

Ambasadori Mohamed Mustafa Heider vuri në dukje se do të punojë për fuqizimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Egjiptit.

“Në themel të miqësisë midis dy vendeve qëndron edhe kontributi i diasporës shqiptare për zhvillimin e Egjiptit. Egjipti gjithashtu vlerëson rolin e Shqipërisë si një faktor sigurie, paqeje e stabiliteti në rajon e më gjerë”, shtoi ai.

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…