Presidenti Begaj pret De Sanctis: Prezenca e OSBE-së, partner i rëndësishëm

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj pret kreun e ri të prezencës së OSBE-së në Tiranë, Guido De Sanctis


Presidenti Bajram Begaj ka pritur sot në një takim kreun e ri të prezencës së OSBE-së në Tiranë, Guido De Sanctis.

Begaj thotë se gjatë takimit ka vlerësuar rolin e deritanishëm të kësaj organizate dhe transformimin e fokusit të bashkëpunimit hap pas hapi.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është një partner i rëndësishëm dhe bashkëpunues në përballimin e sfidave që lidhen me konsolidimin e shtetit ligjor, organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lirinë dhe profesionalizmin e medias, antikorrupsionin dhe shumë fusha të tjera.

Në takimin e sotëm me Kreun e ri të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Guido De Sanctis, vlerësova rolin e deritanishëm të kësaj organizate si dhe transformimin e fokusit të bashkëpunimit hap pas hapi.

Theksova se është shumë e rëndësishme që partitë politike dhe subjektet e tjera konkuruese të demonstrojnë vullnet të qartë për të respektuar ligjin dhe një konkurrencë të ndershme dhe se dialogu politik është i domosdoshëm për të çuar vendin përpara”, shkruan Begaj.

Lexo më shumë nga

Rama: Negociatat me BE-në duhet të mbyllen deri në 2027, dera nuk rri e hapur pafundësisht

Shqipëria duhet të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në 2027.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Negociatat me BE-në duhet të mbyllen deri në 2027, dera nuk rri e hapur pafundësisht

Shqipëria duhet të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në 2027.